Connect with Us

Bileta me 4 euro/ Vera e “çmendur” ajrore në Europë, vetëm në Shqipëri çmimet fluturojnë 300 euro

Aktualitet

Bileta me 4 euro/ Vera e “çmendur” ajrore në Europë, vetëm në Shqipëri çmimet fluturojnë 300 euro

Publikuar

-

Tarifa fluturimesh kaq të lira brenda BE-së nuk janë parë ndonjëherë, shkruan Corriere Della Sera. Me 300 euro mund të udhëtohet vajte/ardhje në Azi. Brexit dhe terrorizmi kanë trembur pasagjerët, ndërsa mes shoqërive ajrore ka nisur ‘lufta’.

Deri ku mund të ulet çmimi i një bilete fluturimi? Në gusht, mund të gjesh pa frikë bileta fluturimesh për udhëtime mes kryeqyteteve të Bashkimit Europian me 3.8 euro vajte/ardhje, përfshirë dhe taksat. Në shtator – tetor për disa fluturime me destinacion Lindjen e Mesme biletat mund të prenotohen me një çmim që shkon deri në 340 euro, përfshirë të gjitha taksat.

Me 160 euro mund të udhëtoni nga Milano në San Françisko për disa ditë mes shtatorit dhe nëntorit. Sipas Hopper, kompani e cila studion ecurinë e çmimeve, në datë 16 korrik fluturimi SHBA – Europë preku vlerën më të ulët të mundshme në tre vitet e fundit, 560 euro.

Rekordi i uljeve

Rënia e çmimeve ishte e parashikuar. Rritja e fortë e numrit të pasagjerëve, kryesisht nga Azia, ka bërë që shoqëritë ajrore të vënë në dispozicion më shumë vende të lira.Për këtë mjafton që të analizohen parashikimet e Iata-s, shoqatës ndërkombëtare të aviacionit civil e cila përfaqëson rreth 80% të shoqërive ajrore. “Në vitin 2016, mesatarja botërore e çmimit të një bilete vajtje/ ardhje do të zbresë në kuotën 366 dollari (333 euro), 106 dollarë më pak se në vitin 2014 dhe rreth 62% më pak se në vitin 1995”.

Paralelisht numri i pasagjerëve do të rritet nga 3.6 në 3.8 miliardë në vit.

Pasagjerët që mungojnë

Por, pastaj mbërriti Brexit, vendimi i Mbretërisë së Bashkuar, një nga tregjet më të rëndësishme për shoqëritë ajrore, për të lënë Bashkimin Europian. Më pas sulmet terroriste në Stamboll e Nice. Këtyre iu shtua edhe grushti i dështuar i shtetit në Turqi.

Rezultati? Pasagjerët, në veçanti ata aziatikë, më të ndjeshmit ndaj pasigurive sociale dhe politike, reduktuan prenotimet. Me dhjetëra shoqëri, përfshirë këtu ndikimet nga lëvizjet e atyre me kosto të ulët, u gjendën përballë vendeve bosh dhe si përgjigje ulën ndjeshëm çmimet e biletave.

Një luftë që dikton ulje të mëtejshme, por që përballë ka shoqëritë e tjera ( jo ato me kosto të ulët).

Ryanair, për shembull për të mbajtur të lartë normën e mbushjes së avionëve, do të ulë me 12% koston e biletave. Kompania parashikon që gjatë periudhës prill 2016 – mars 2017 të sigurojë 117 milionë pasagjerë.Biletat që ka ofruar kjo kompani në periudhën prill – qershor 2016 arritën një mesatare prej 39,9 euro ose rreth 10% më pak se në të njëjtin tremujorit të vitit të kaluar.

Parashikimi për 2017-ën

Çfarë do të ndodh në muajt në vazhdim? Çmimet, thonë analistët, do të vazhdojnë të bien deri në dhjetor.Por, më pas shoqëritë që do të duan të transportojnë më shumë pasagjerë, duke paguar më shumë do të nxjerrin në pah planet “mbrojtëse” : ulje të numrit të destinacioneve, reduktim i vendeve në dispozicion veçanërisht për pasagjerët e distancave të gjatë, për të rritur kështu çmimin e biletave.Dilema më e madhe e administratorëve të shoqërive ajrore është se si do të reagojnë konsumatorët.

LEXO EDHE:  Autoritetet italiane njoftim të rëndësishëm për “Fly Ernest”/ Ja data kur pezullohen fluturimet

Sepse pasi kanë provuar që të udhëtojnë me 4 euro nga njëri kryeqytet i Europës në tjetrin do të jetë e vështirë që të kalohet në një çmim dhjetëfish më të lartë në më pak se një vit, përfundon artikulli i Corriere della Sera.

Vetëm Shqipëria me çmime të çmendura

Ndryshe nga tendenca europiane, në Shqipëri çmimet janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Në fillim të muajit prill 2016 AlItalia rivendosi kontrollin mbi sistemin e rezervimit. Teknikisht kjo nënkupton që agjencitë nuk kanë më mundësi të ndërhyjnë me klasin e udhëtimeve (më parë agjencitë ndërhynin në sistem duke shitur një pjesë të madhe të biletave me klasin më të lirë). Kjo solli një rritje të menjëhershme të çmimeve, me 60-70%, dhe sot drejt Italisë, (desinacioni i gjysmës së pasagjerëve) vështirë sot se gjen biletë nën 200 euro për çfarëdolloj destinacioni.

Edhe në raport me rajonin, biletat janë disafish më të shtrenjta. Nga Shqipëria drejt Europës, biletat janë minimalisht 50% më të shtrenjta, edhe kur bëhet fjalë për të njëjtët operatorë, psh me Austrian Airlines. Në destinacionet që në aeroportet e Shkupit e Podgoricës operohen nga kompani loë cost, si Milano, Venecia, Londra, qytetet e Gjermanisë, çmimet nga Rinasi janë disa fish më të shtrenjta.

Sidomos në Maqedoni, biletat janë të lira për disa arsye. Në të ka operatorë loë cost si Ëizz Air; shteti subvencionon kompanitë; dhe taksat aeroportuale janë më të lira se në Shqipëri. Nga Shkupi psh mund të gjesh biletë vajtje-ardhje edhe më pak se 100 euro për disa destinacione(65 euro në Milano e Bruksel, Berlin 70 euro, apo 85 euro në Paris e Venecia) , ndërsa në Shqipëri tarifa minimale për një biletë tashmë është mbi 150 euro nga operatorët loë cost (Blue Panorama) dhe mbi 250 euro nga operatorët e tjerë, AlItalia, Austrian Airlines, Lufthansa, që ofrojnë pjesën më të madhe të destinacioneve. Për në Gjermani e shtetet e tjera të BE-së çmimet janë rreth 300 euro, apo më shtrenjtë.

Nga Shkupi për në Milano gjen bileta vajtje-ardhje me 65 euro, nga Tirana minimumi është 170-270 euro. Londra është e arritshme me 170-180 euro nga Shkupi dhe Tivari, nga Tirana mbi 400-500 euro.

Në Podgoricë veprojnë dy operatorët loë cost, Ryan Air dhe Easy Jet, nga të cilët mund të gjesh alternativa të lira, sidomos për kthimin nga Londra (më pak se 50 euro). /MONITOR /

cmimi biletave

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Kili/ Hiri vullkanit shkakton probleme në fluturimet ndërkombëtare

LEXO EDHE:  Rekord i ri në trafikun ajror/ Ja sa fluturime u regjistruan në 13 korrik

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Mashtrimi me biletat e avionit/ 60 pasagjerëve u anullohet fluturimi

LEXO EDHE:  Kili/ Hiri vullkanit shkakton probleme në fluturimet ndërkombëtare

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: