LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Auditi i KLSH, 37 miliardë lekë dëme/Tatimet dhe Doganat në krye të listës

29 Korrik 2016, 14:39, Aktualitet CNA

Administrata e Tatimeve dhe Doganave kryesojnë abuzimet me buxhetin. Sipas raportit auditues të kryer nga KLSH-ja, në periudhën Janar-Qershor, dëmi ekonomik arrin në 4 miliardë lekë, kurse shkeljet e disiplinës financiare në masën 33.7 miliardë lekë.

Nga këto të fundit, 31.9 miliardë janë shkelje me efekt negativ tek performanca e institucioneve në fushën e të ardhurave dhe 1.8 miliardë lekë në fushën e shpenzimeve.

Këto shkelje i përkasin veprimtarisë ekonomiko-­financiare për periudhën kohore 2013­-2015, përcaktuar për çdo subjekt të audituar në programet e auditimit dhe pjesërisht periudhës kohore 2015­ deri në mars 2016.

Referuar raportit auditues të KLSH-së,  në Tatime dëmi ekonomik arrin në 1.19 miliardë lekë, ndërsa në Dogana arrin në 429 milionë.

Në fushën e pagave, shpërblimeve dhe sigurimeve shoqërore, dëmi arrin në 66.5 milionë lekë?

Në fushën e Prokurimeve, 1.78 miliardë lekë, në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, 158 milionë lekë, ndërsa në zërin e shpenzimeve operative, 245 milionë lekë dhe në fushën e urbanistikës 52 mijë lekë? në zërin ?të tjera?, 260 milionë lekë.

Gjatë kësaj periudhe, si rezultat i shkeljeve dhe abuzimeve të konstatuara nga ana e KLSH­-së janë bërë 23 kallëzime penale. /citynews/

Lajmet e fundit nga