Connect with Us

Reforma në Drejtësi/ Ja batuta e Ramës në pritjen e Fatmir Xhafës

Aktualitet

Reforma në Drejtësi/ Ja batuta e Ramës në pritjen e Fatmir Xhafës

Publikuar

-

Kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafa ka organizuar mbrëmjen e sotme një pritje në Pallatin e Brigadave pas miratimit të Reformës në Drejtësi.
Në pritjen e oranizuar munguan përfaqësues të opozitës. Ndërsa Kryeministri Edi Rama nuk mungoi me batutat e tij. Këtë herë ai komentoi datën e miratimit të Reformës në Drejtësi.
“Unë them 21 korriku, Berisha thotë 22 korriku dhe Meta thotë mesnata e 21-22 korrikut”, tha shefi i qeverisë Rama. /citynews
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Problemi është mungesa e Gjykatës Kushtetuese/ Halimi: Në mungesë të saj, Referendum

Publikuar

-

Nga

“Asnjëherë Kushtetuta e Shqipërisë nuk është ndryshuar pa një konsensus të plotë mes PS dhe PD-së”. Kështu deklaron ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi në “Syri TV” pas debateve dhe votimeve në komisionet parlamentare këtë të martë.

“Për një çështje kaq të mprehtë, jo vetëm Shqipëria, por në çdo demokraci, në rast se qeveria i bën këto ndryshime në mënyrë të njëanshme, vendi rrëshqet drejt një autoritarizmi total,” tha ai.

Sipas Halimit, çështja e sistemit “ka të bëjë thelbësisht me qeverisjen e vendit dhe se si populli do të zgjedhë qeverinë e re”. Ai insistoi se problemi i madh në Shqipëri është mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

“Ndryshimet duhet të kalojnë në Kushtetuese,” tha ai se ato duhen konfirmuar pasi ndryshimet shkojnë përtej një mandati dhe se ndryshimi i sistemit duhet bërë me konsensus. “Në mungesë të Kushtetueses, referendumi mund të ishte një rrugëdalje”.

LEXO EDHE:  Njohja e patentave shqiptare në Gjermani/ Rama jep lajmin e mirë

LEXO EDHE:  “U vunë gropave vetëm një tabelë”/ Gazetari tallet keqazi me Rilindjen e Ramës

“Nëse do kishim Gjykatë Kushtetuese, nuk do të kishim krizë politike,” tha Halimi, duke theksuar se një nga vendimet e rëndësishme që do merrej, do ishte ai për ligjshmërinë e 30 qershorit. “Jo vetëm që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, por as nuk e dimë se kur do të krijohet. Reforma në drejtësi është një kaos total dhe nuk ka dritë në fund të tunelit,” tha Halimi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Zyrtari i DASH: Sanksionet ndaj Kinës nuk përjashtohen

Publikuar

-

Nga

Zyrtari i DASH: Sanksionet ndaj Kinës nuk përjashtohen

Diplomati më i lartë amerikan për Azinë Lindore tha të martën se Shtetet e Bashkuara mund të përgjigjen me sanksione ndaj zyrtarëve dhe ndërmarrjeve kineze të përfshira në akte imponimi në Detin e Kinës së Jugut.

Komentet u bënë nga David Stilwell, ndihmës sekretari i shtetit për Azinë Lindore.

I pyetur nëse sanksionet do të ishin një përgjigje e mundshme amerikane ndaj veprimeve kineze, zoti Stilwell i tha një eksperti në Uashington: “Asgjë nuk përjashtohet. Kjo është gjuha që kuptojnë kinezët, veprime demonstrative dhe të prekshme.”

Stilwell komentoi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara hodhën poshtë pretendimet e Kinës ndaj burimeve në pjesën më të madhe të Detit të Kinës së Jugut, duke i quajtur ato “plotësisht të paligjshme”, një qëndrim që Pekini thotë se ka rritur tensionet në rajon.

Uashingtoni prej kohësh i ka kundërshtuar pretendimet e gjera territoriale të Pekinit në Detin e Kinës së Jugut, duke dërguar rregullisht anije luftarake përmes rrugëve strategjike ujore, për të demonstruar lirinë e lundrimit në atë zonë. Por njoftimi i së hënës pasqyron një ton më të ashpër.

LEXO EDHE:  “Veliaj i përfshirë në vrasje”/ Prokuroria mbyll dosjen kriminale

LEXO EDHE:  Rama citon regjisorin e njohur/ Duhet një godinë e re në vend të gërmadhës

Kina ka pretendime ndaj 90 për qind të Detit të Kinës së Jugut, potencialisht i pasur me burime energjike. Por pretendime kanë edhe Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami.

Në këtë zonë detare kalon një vëllim tregtar me vlerë rreth 3 trilion dollarë në vit.

Pekini ka ndërtuar baza në atolet e këtij deti, por thotë se qëllimet e tij janë paqësore.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë bërë gjithnjë e më të tensionuara kohët e fundit për çështje të ndryshme, përfshirë trajtimin nga Kina të koronavirusit dhe shtrëngimin e kontrollit kinez mbi Hong Kongun./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nisën të hapin listat dhe masakruan sërish Kushtetutën

Publikuar

-

Nga

Nisën të hapin listat dhe masakruan sërish Kushtetutën

Ndodhi njësoj si me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor u nisën që:

-Të reflektoheshin rekomandimet e OSBE-ODIHR;

– të depolitizonin administratën zgjedhore;

– të ngrinin një KQZ të palidhur me propozime kandidaturash nga palë politike;

– të kontrollonin financimin e partive politike.

Përfunduan në:

– rekomandimet e OSBE-ODIHR të hedhura në kosh e të harruara mbase përgjjthmonë;

– thellim të politizimit të administratës zgjedhore;

– riformatim të KQZ tashmë me përfaqësues vetëm nga PD-PS-LSI;

– u harrua fare kontrolli i financimit të partive politike.

Ndryshimet e Kushtetutës u nisën siç u tha:

– për të hapur listat;

– për të pastruar listat politike;

– për të ushqyer pluralizmin dhe lindjen e alternativave të reja politike.

LEXO EDHE:  “Veliaj i përfshirë në vrasje”/ Prokuroria mbyll dosjen kriminale

LEXO EDHE:  “U vunë gropave vetëm një tabelë”/ Gazetari tallet keqazi me Rilindjen e Ramës

Përfundoi me:

– listat nuk u hapën, por u kyçën fort në zonën që përbën fashën e sigurtë në çdo palë zgjedhje;

– pastrimi i listave u zëvendësua me formulën “1 burrë, 1 grua” në respekt të radhëve te dyqani i bukës përpara ’90-ës;

– alternativat politike serioze, u zëvendësuan me “heqim fare pragun që të hyjë çdo kandidat i pavarur, ngado që të shfaqet”.

Kushtetuta u zhgarravit sërish. Siç u zhgarravit kur nisi Reforma në Drejtësi.

Atë s’kemi nevojë ta shpjegojmë se si bitisi.

Nuk kanë fund gëzimet që i ofron politika shqiptarëve.

U bë për të thënë: me kaq qoftë!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE