LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasja PS-LSI edhe në mbledhjen e Qeverisë/Manjani kundër Ahmetajt

28 Korrik 2016, 13:29, Aktualitet CNA

Duket se përplasjet mes dy partive që qeverisin vendin, LSI dhe Partisë Socialiste, nuk kanë të ndalur. Pas debateve në distancë, atyre në rrjetet sociale, përballjet direkte të Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, tashmë i ka ardhur rradha Ministrisë së Drejtësisë të drejtuar nga Ylli Manjani, që të kundërshtojë Ministrinë e Financave të drejtuar nga Arben Ahmetaj.

Shkak ishte vendimi i miratuar në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, ku u miratua propozimi i Financave për taksuar çdo mall që blihet online nëse kalon vlerën e 22 eurove, nga 150 euro që ka qenë para këtij vendimi.

Por propozimi i Financave është kundërshtuar nga Ministria e Drejtësisë.

Në relacionin që ministria e drejtuar nga Ylli Manjani i ka bashkangjitur vendimit thuhet se Projekt-akti nuk shoqërohet me asnjë argumentim lidhur me përparësitë, problematikat dhe me një analizë të detajuar të efekteve që pritet të sjellë ky ndryshim për qytetarët?.

Në anën tjetër janë përgjigjur Financat, e cila e shpjegon vendimin me faktin se vendimi synon të luftojë konkurrencën e pandershme.

?Është rritur konkurrenca e pandershme, duke rënduar operatorët ligjorë, të cilët tregtojnë brenda vendit mallra të importuara, për të cilat kanë paguar detyrimet doganore në import. Shumë biznese të vogla, të cilat tregtojnë në dyqanet e tyre produktet, kryesisht veshje, pajisje elektronike e aksesorë, bëjnë blerje onlinë, duke përfituar nga kufiri tepër i lartë i patatueshëm për mallrat që imprtohen dhe nuk kalojnë vlerën 150 euro. Kjo skemë lë shteg për kryerjen e veprimtarisë në informalitet?, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Financave.

Por në kundërpërgjigje, Ministria e Drejtësisë thotë se ?nuk ka asnjë analizë se si është arritur në propozimin e masës prej 22 dhe 45 euro (kjo e fundit për pakot)?.

Debati mes dy ministrive përmbyllet me sqarimin e dhënë nga Financat se gjithçka është në përputhje me direktivat e BE. /citynews/

 

Lajmet e fundit nga