Connect with Us

Incidenti/ Spitali Amerikan: Disa media telefonuan për të vënë gjoba

Aktualitet

Incidenti/ Spitali Amerikan: Disa media telefonuan për të vënë gjoba

Publikuar

-

Spitali Amerikan ka reaguar sot në lidhje me ngjarjen e ndodhur  3 ditë më parë në pavionin e dializës, ku një pacient i vuri flakën një tjetër pacienti për motive të dobëta.

Drejtoresha e Marketingut tek Spitali Amerikan, Oriela Cano, ka sqaruar atë që ka ndodhur me disa media, pas incidentit.

Deklarata e Spitalit Amerikan

Jemi këtu për të thënë një të vërtetë! Këto katër ditë pa gjumë për mua, stafin tim dhe për miqtë e Spitalit Amerikan kanë qenë më të këqijat. Tashmë të gjithë e dinë për atë që ndodhi. Katër jetë njerëzish humbën në Spitalin Amerikan, dëshpëruese sigurisht, më shumë se dëshpëruese. Unë i kam ngushëlluar familjarët e tyre, por e di që kjo nuk mjafton. Ata tani kanë një mik më shumë, në fakt dy, mua dhe Spitalin Amerikan. Më vjen keq që shumë portale apo pseudoportale fërkuan duart për atë që ndodhi dhe filluan të telefononin për të vënë gjoba të larta. U mundova ti bind se si ishte e vërteta, por kuptova se qëllimi i tyre nuk qe njerëzor dhe u lodha që ditët e para.

LEXO EDHE:  Spitali Amerikan, suksesi i rradhës në kirurgji

Jetojmë në një vend shumë të vogël, ku të gjithë dimë gjithçka për njëri-tjetrin. Ajo që ndodhi në Spitalin Amerikan ishte një incident midis pacientëve, për më shumë le të flasi gjyqësori. Unë jam këtu për të thënë se, ajo që ndodhi në spitalin Amerikan më bëri mua më të përgjegjshme, stafin tim më të përgjegjshëm dhe të gjithë ne.

Në fakt dua të them diçka, nuk i kam thënë akoma faleminderit stafit tim. Dua ti them faleminderit të gjithë mjekëve, infermierëve që vunë jetët e tyre në rrezik për të shpëtuar jetën e pacientëve. Askush nuk foli për ta, askush nuk shkruajti në portale. Jetojmë në një vend ku njerëzit mezi presin të rrëzohesh, por ne nuk jemi rrëzuar. Ne jemi këtu me të njëjtin ritëm, me të njëjtin pasion dhe me të njëjtin njerëzillëk.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Baton Haxhiu zbulon marrëveshjen Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Baton Haxhiu: Meta ka pak gjasa të shkarkohet

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Lulzim Bashës për qarkun e Beratit është përfshirë në një debat të ashpër sonte në ‘Opionin’ me Analisti politik Baton Haxhiu.

Teksa po diskutohej për përplasjen mes Ramës dhe Kurtit, Haxhiu i është drejtuar Alizotit të mos e shajë Ramën, pasi shumë shpejt do të jenë krah tij, duke aluduar për një bashkëqevrisje të mundshme.

Kjo deklaratë e Alizotit u kundërshtua, duke thënë se nuk ka për të qenë asnjëherë krah Ramës.

Debati:

Alizoti: Ju jeni bashkë me Ramën

LEXO EDHE:  Shtohen rastet me kancer të prostatës, për meshkujt mbi 50 vjeç/ Simptomat që nuk duhet të neglizhoni për të kapur në kohë sëmundjen

LEXO EDHE:  Vetëm në Spitalin Amerikan, fekondimi in –vitro tashmë me teknologjinë “Time-lapse” që përzgjedh embrionin më të mirë me fotografim e video



Haxhiu: Unë kam respekt dhe e kam për nderë të jem mik i Ramës. Kam respekt maksimal për të.

Alizoti: Në rregull, kështu miqsh ka Edi Rama. Ju roj miqësi të gjatë.

Haxhiu: Uroma mu, uroj dhe vetes se do dukesh afër tij.

Alizoti: Jo, Jo nëse unë do dukem afër tij do kërkoj ndjesë. Alizoti nuk ka për të qenë asnjëherë në krah të Ramës. Rri ti në kraj të Ramës dhe je rehatë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milionë spektatorë”/ Kreshnik Spahiu ironizon politikën shqiptare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar politikën që bëhet në Shqipëri, duke thënë se është një telenovelë me 4 protagonistë kryesorë, Metën, Bashën, Ramën dhe Berishën, të cilët përloten në çdo seri të filmit.

Spahiu ka deklaruar se në film ata vriten 4, ndërsa në realitet jetojnë të 4 të lumtur.

“Bëjnë lojë sikur shkarkuan Metën, por ai ngeli President.

Bëjnë lojë sikur përjashtuan Berishën, por ai ngeli deputet.

Bëjnë lojë sikur shkarkojnë Bashën, por ai ngelet kryetar.



LEXO EDHE:  Spitali Amerikan, marrëveshje bashkëpunimi me Genesis Clinic/ Hapet Shoqata e Turizmit Shëndetësor në Kosovë

LEXO EDHE:  Hap dyert Laboratori i ri në Vlorë, çmime preferenciale për 1900 lloje analizash

Bëjnë lojë sikur rrëzojnë Ramën, por ai ngelet kryeministër.

Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milion spektatorë, që s’e pranojnë që eshtë film, dhe përloten në çdo seri nga aktrimi tyre dhe skenari perfekt për turmat….

Në film vriten të 4. Në realitet jetojnë të 4, të lumtur..”, thotë Spahiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hoxhaj: Me mbështetjen e Rusisë, Serbia po kërcënon gjithë rajonin

Publikuar

-

Nga

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talks” shprehet se veprimi i qeverisë “Kurti” për vendosjen e reciprocitetit për targat është i duhur. Ai thotë se fakti që një gjë e tillë nuk është zbatuar pavarësisht marrëveshjes prej 2011, tregon se sa e paqëndrueshme është ‘status quo-ja’ në Kosovë.

Sipas z. Hoxhaj ka ardhur momenti për të zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo mund të arrihet përmes rimodelimit të dialogut dhe krijimit të një momentumi të ri.

“Mendoj se është koha e fundit të rimendohet se si dialogu të riformatizohet dhe flitet vetëm për njohje të ndërsjellë dhe diskutohet vetëm për çështje teknike”, shprehet z. Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm theksoi se situata e krijuar nuk është një test për vetë Kosovën dhe Serbinë por edhe për Rusinë dhe Perëndimin.

“Padyshim që zhvillimet e fundit kanë dhe dimensionin gjeopolitik. Kërcënimet ushtarake të hapura të Serbisë, mobilizimi i ushtrisë dhe lëvizja afër kufirit me Kosovën si dhe gjuha kërcënuese nga Vuçiç dhe prania e vetë ambasadorit rus në një kazermë ushtarake në jug të Serbisë flasin se gjitha kjo është një test dhe për raportet mes Perëndimit dhe Rusisë ndaj duhet një vendosmëri më e madhe e BE dhe SHBA”, deklaroi z. Hoxhaj.

LEXO EDHE:  Vetëm në Spitalin Amerikan, fekondimi in –vitro tashmë me teknologjinë “Time-lapse” që përzgjedh embrionin më të mirë me fotografim e video

LEXO EDHE:  Kongresmeni amerikan viziton ambientet e reja të Spitalit Amerikan



Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës i lidh zhvillimet në Kosovë edhe me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Malin e Zi ku serbët provokuan nisjen e një konflikti civil dhe sipas tij Rusia dhe Serbia po kërkojnë të rikthejnë ndikimin në rajon.

“Vuçiçi nuk besoj se reagon vetëm në emër të Serbisë dhe padyshim që ka koordinim me Rusinë dhe këtu kërcënohet direkt integritet dhe sovraniteti i Kosovës nga Beogradi, por mbi të gjitha është një përpjeke që të kërcënohet i tërë rajoni. Një përpjekje për të prodhuar sa më shumë pasiguri në Ballkan në mënyrë që të bllokohet integrimi evropian”, tha z. Hoxhaj.

Ish-kreu i PDK shprehet se qeveria e Kosovës duhet të ketë qëndrim të qartë për marrëveshjet e arritura por duhet ta ketë dhe një mendim se si të ecët përpara me dialogun pasi vendosja e reciprocitetit është vetëm një lëvizje teknike dhe i duhet kushtuar rëndësi planit politik dhe diplomatik./euronews

LEXO TE PLOTE