LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Frika nga aktet terroriste/Turistët në Francë do të mbrohen nga ushtarë të armatosur

28 Korrik 2016, 14:30, Aktualitet CNA

Rreth 23,000 trupa shtesë dhe oficerë policie do të vendosen në vend pushime gjatë verës.

Shërbimet e sigurisë  franceze do të mbrojnë turistët gjatë pushimeve verore si shkak i frikës nga sulmet terroriste islamike.

Një shtesë prej 23,000 trupash dhe oficerë policie do të vendosen në vend pushime gjatë verës, ka premtuar qeveria Franceze.

Policia e armatosur dhe ushtarët do të patrullojnë plazhet, festivalet, stacionet dhe aeroportet si shkak i sulmit që ndodhi në ?Ditën e Bastiljes? në Nicë, ku mbetën 84 njerëz të vdekur, dhe vrasjes së priftit 85 vjeçar në Normandi.

Frika nga sulmet terroriste mbetet e lartë, Këshilli i Kanës do të ndalojë çantat e shpinës dhe çfarëdo lloj çantë tjetër në plazhe, në të cilat mund të fshihet ndonjë bombë, raporton The Times.

Ministri i brendshëm francez Bernard Cazeneuve, tha se trupat shtesë dhe policët do të vendosen në 56 festivale, koncerte të hapura dhe panaire këtë verë. /citynews/

Lajmet e fundit nga