LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekstradohet nga Italia 39-vjeçari/ I dënuar për trafik narkotikësh

28 Korrik 2016, 09:05, Aktualitet CNA

Interpol Tirana ka ekstraduar një shtetas 39-vjeçar  për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Burime nga Interpol Tirana thanë se ekstradimi i  shtetasit shqiptar Ahmet LIMANI, i biri i Beqir dhe Rabije, 39 vjeç, lindur në Durrës tij u krye nga Roma/Itali drejt vendit tonë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.328, datë 21.05.2015, ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest me burg? për shtetasin Ahmet LIMANI, për kryerjen e veprës penale të ?Prodhim e shitje e narkotikëve? parashikuar nga neni 283 i Kodit të Penal të Republikës së Shqipërisë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Lajmet e fundit nga