LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtori i LSI-së sulmon Spiropalin/ Thjesht mjerane!

28 Korrik 2016, 19:15, Aktualitet CNA

Dritan Ylli, i emëruar nga Lëvizja Socialiste për Integrim në postin e Drejtorit të Inspektoriatit të Punës ka vijuar vazhdën e retorikave dhe sulmeve në distancë ndaj Elisa Spiropalit, të nisura fillimisht me Nënkryetarin e LRI-së.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ylli e ka konsideruar ish-Drejtoreshën e Doganave mjerane, ndërsa ka vlerësuar të riun që Spiropali e kishte sulmuar më herët.

“Ky djali ne keto dy foto quhet Klevi Pojana! Perpara 3 vitesh, teksa drejtoja fushaten e LSI ne Njesine 8 ne Tirane, ky djale gjimnazist i Partizanit, erdhi me takoi dhe me shprehu deshiren e tij per tu angazhuar me LSI, sepse besonte se kjo force politike eshte mbeshtetesja dhe mundesia me e mire per promovimin e te rinjve ne politike. I urova mireseardhjen Klevit dhe e garantova, se zgjedhja e tij ishte e duhura dhe se do te kishte nje te ardhme te spikatur ne politike. Ne harkun kohor prej 3 vitesh, Klevi ka qene kandidat per keshilltar ne Bashkine e Tiranes, kandidat per Kryetar te LRI dhe sot Nenkryetar i saj…Jam i bindur qe ne 3 vitet e ardhshme do jete perfaqesues i nje brezi te ri, qe po vjen per te sjelle nje politike ndryshe ne Shqiperi…Dikush sot paska thene per Klevin, se flet me gjuhen e Berishes… Thjesht, mjerane!!! Klevi Pojana rrjedh nga nje familje e majte tradicionale, patriote, e ndershme dhe me dinjitet. Klevi sot eshte nje nder studentet me te shkelqyer te Fakultetit te Drejtesise ne Tirane…Klevi eshte nje i ri qe zgjedhjen e tij ne politike, e beri me bindje dhe me zemer dhe jo i imponuar nga honorare te felliqta interesash te cfaredollojshme…?#?krenarpertyklevpojana?#” përfundon Ylli.

Lajmet e fundit nga