LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

+18/Skandali i ri, të rinjtë seks të hapur

28 Korrik 2016, 08:25, Lifestyle CNA

Një vajzë dhe një djalë i ri kanë bashkëngjitur fotografitë në profilet e tyre, të cilat u realizuan pas marrëdhënies seksuale. Vetëm pas pak momentesh që kanë lënë këto fotografi, ata janë parë nga dhjetëra mijëra njerëz në Bosnje, Kroaci, Serbi dhe vende tjera të Ballkanit.

Rrjetet sociale po ?bombardohen? nga ky skandal. Në pyetje sipas mediave serbe është sepse çifti i ri, i cili jo vetëm me ?miqtë?, por edhe me disa dhjetëra mijëra njerëz nga rajoni  ka shpërndarë momentet më intime të tyre.

Sipas komenteve kuptohet që çifti është nga Serbia, ndërsa po në bazë të të njëjtave komente, mendohet se fotografitë janë bërë menjëherë pas marrëdhënies seksuale.

Por, çështja kryesore është se si intimiteti tashmë është bërë diçka shumë normale, dhe e thjeshtë për tu shpërndarë me të tjerët, madje në përmasa ekstreme. Madje, kur shikohen komentet ka edhe nga të tilla që thonë ?më shtohet presioni kur i shoh vendet intime tuaja?.

Pika kulminante ka qenë kur i riu ka shpjeguar arsyen e këtij hapi, duke iu përgjigjur komenteve në fotografi.

?Më së shumti i kam publikuar për shkak të armiqve që ta kuptojnë që janë një rang më poshtë. Ndërsa një fakt më i fortë është se, nëse ata do t?i publikonin nuk do të bëhej kaq e madhe, do të ishte gjithçka në rregull. Për atë arsye vetëm do të shikojnë tërë jetën. Përshëndetje, të puth vëllai?, ka shkruar ai.

Megjithatë, ky nuk është rasti i vetëm i një ngjarjeje të tillë. Pothuajse, në shumë profile të të rinjve mund të rastisen fotografi të tilla.

 

Lajmet e fundit nga