LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet motoristi enigmatik në rrugët e Tiranës/Ja kush ministër fshihet pas skafandrës!

27 Korrik 2016, 10:46, Aktualitet CNA

Zbulohet identiteti i ministrit që shëtiste me një motor dhe me skafandër në kokë në rrugët e Tiranës. Prej disa ditësh, ministri në fjalë është parë të lëvizë nga një lagje në tjetrën në Tiranë, madje në ndonjë rast duke ecur edhe me shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia, duket se ka qenë në dijeni të motoristit, ndërsa siç mësohet nga burimet, në distancë ai survejohej. Jo se mund të dyshohej për ndonjë keqbërës, por se pas skafandrës ndodhej pikërisht ministri i Brendshëm.

Ky i fundit duket se ka dashur të testojë situatën e rendit dhe sigurisë, nëse policia ka qenë ose jo në gadishmërinë e duhur, apo nëse qytetarët do të raportonin diçka mbi motoristin misterioz.

I veshur sportiv, me një skafandër të bardhë në kokë dhe mbi një motor të shtrirë, duket se ministri i Brendshëm, ka zbuluar edhe hobin e tij për motorët, por edhe ndoshta për shpejtësinë.

Në fakt testimi që ka bërë ministri nuk ka dhënë ndonjë rezultat, megjithë kamuflimin e tij, kjo pasi policia ishte në dijeni të lëvizjeve të tij, kjo të paktën sipas disa oficerëve të policisë së Tiranës. /citynews/

Lajmet e fundit nga