LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump: Rusia të gjejë emalet e Clinton

27 Korrik 2016, 20:49, Aktualitet CNA

Kandidati republikan për president Donald Trump inkurajoi Rusinë të piratojë serverin email të rivales së tij demokrate Hillary Clinton, për të gjetur “të 30,000 emailet që kanë të humbur” nga koha kur ajo ishte sekretare e shtetit.

“Do të ishte interesante të shihnim. Rusi, nëse jeni duke dëgjuar, unë ju them këtë: shpresoj që të jeni në gjendje të gjeni të 30.000 emailet që kanë humbur”, tha zoti Trump përpara gazetarëve. “Ndoshta do të shpërbleheni mirë nga shtypi ynë.”

Ai tha se Moska “ndoshta” i ka emailet që zonja Clinton i konsideronte private dhe që i ka fshirë nga serveri privat që ajo përdorte, kur ishte kryediplomate e vendit nga viti 2009 deri në 2013, gjatë mandatit të parë të Presidentit Barak Obama.

“Ata ndoshta i kanë ato,” tha zoti Trump. “Do të doja që këto emaile të publikoheshin.? Nëse Rusia apo Kina ose ndonjë vend tjetër i ka ato emaile, sinqerisht do të doja t?i shihja ato.”

Zoti Trump i bëri komentet në një konferencë për gazetarët në vendpushimin e tij të golfit në Florida, ku ai minimizoi lidhjet e tij me Rusinë.

Fushata e rivales Clinton u përgjigj se zoti Trump po inkurajon në mënyrë aktive spiunazhin rus./VOA

Lajmet e fundit nga