LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma në Drejtësi/ Xhafaj: PD i prishi vizitën në SHBA Ilir Metës

27 Korrik 2016, 12:08, Aktualitet CNA

Komisioni i Posaçëm të Reformës në Drejtësi është mbledhur sot për të miratuar vetingun, miratim i cili u kërkuar nga ndërkombëtarët sa më shpejt.

Mbledhja e sotme e komisionit të posaçëm dështoi sepse të pranishëm ishin vetëm përfaqësuesit e mazhorancës.

Partia Demokratike u shpreh se do ta shqyrtojnë sot projektligjin për vetingun, ndërsa kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, tha se opozita është njohur prej kohësh me këtë projektligj.

Xhafaj e lidhi mungesën e opozitës edhe me ndërprerjen e vizitës në SHBA të kreut të Kuvendit Ilir Meta, i cili është po kthehet në Shqipëri për të sqaruar këtë konflikt.

?Më vjen keq që Partia Demokratike i prishi vizitën Ilir Metës në Shtetet e Bashkuara. Përfaqësuesit e opozitës duhet të kishin ardhur në komision dhe të mos e kishin bojkotuar atë?, tha ai.

Hapi i parë i reformës është ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, pasi seanca do të jetë brenda kësaj jave dhe Xhafaj tha se kalimi i këtij ligji i hap rrugë gjithë reformës.

?Ligji për vetingun është një nga 7 ligjet kryesore të paketës dhe bën të mundur zbatimin e asaj që kemi miratuar. Vetingu bën të mundur ngritjen e institucioneve të reja dhe fillimin e reformës në drejtësi?, deklaroi deputeti socialist.

Lajmet e fundit nga