LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma në Drejtësi/ Basha: Ka përpjekje për rikthim të tensioneve mes palëve

27 Korrik 2016, 17:20, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është shprehur se ka përpjekje për rikthim të tensioneve mes palëve lidhur me Reformën në Drejtësi. Në një intervistë për Zërin e Amerikës nga Filadelfia ku po merr pjesë për Konventën e Demokratëve, Basha akuzoi Partinë Socialiste se po përpiqet që të prishë konsensusin e arritur.

?PD ka shprehur gatishmërinë e saj për të shqyrtuar draftin. Është një manovër politike e tipit që pengoi deri në fund konsensusin me opozitën. E rëndësishme është që mazhoranca mos bëjë bisht për konsensus. PD do të vazhdojë të marrë përgjegjësinë e saj.

Shoh përpjekje për të rikthyer tensionin nga të njëjtët. Ata që dështuan në këtë projekt në rrafshin kushtetuese do dështojnë edhe në rrafshin ligjor. Ne nuk kemi patur asnjëherë mëdyshje për reformën në drejtësi?, theksoi kreu i PD-së./citynews

Lajmet e fundit nga