LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarja në Spitalin Amerikan/Shkon në 4 numri i viktimave

27 Korrik 2016, 16:17, Aktualitet CNA

Dashamir Saraçi, i cili ishte objekt i një sulmi me lëndë djegëse nga Lefter Cenaj, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Lajmi konfirmohet nga policia e Tiranës, ndërsa Saraçi ishte viktima e katërt e ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në spitalin Amerikan në Tiranë.

Edhe autori i ngjarjes së rëndë L.Cenaj ndërroi jetë ditën e djeshme, për shkak të plagëve. Cenaj spërkati me benzinë dhe më pas i vuri flakën Saraçit, por është përfshirë edhe vetë nga flakët.

Policia bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një zënke mes Cenajt dhe Saraçit, ndërsa të dy ndodheshin në repartin e hemodializës. /citynews/

Lajmet e fundit nga