Connect with Us

Memorandumi/Policia e Kosovës do të patrullojë në zonat bregdetare

Aktualitet

Memorandumi/Policia e Kosovës do të patrullojë në zonat bregdetare

Publikuar

-

 

Naim Rexha, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Rebani Jaupi zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për bashkëpunim gjatë sezonit turistik 2016 në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

“Qëllimi  i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit sa më cilësor policor, në trajnime të avancuara në procesin e shkëmbimit të praktikave policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e kriminalitetit, veçanërisht në format komplekse të krimit të organizuar, krimit me elemente ndërkombëtare  si dhe veprave tjera penale”, thuhet në një njoftim të policisë.

Si rezultat i kësaj marrëveshje bashkëpunimi Policia e Kosovës do të dërgojë në Shqipëri disa zyrtarë, të cilët do të merren me ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në disa qytete si në Durrës, Lezhë dhe në Shkodër.

LEXO EDHE:  Gjenden fidanë kanabis në Berat/ Arrestohet kultivuesi, procedohen inxhinieri i pyjeve dhe kryeplaku

Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi të dy zëvendësdrejtorët, Rexha dhe  Jaupi vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme të dy policive, jo vetëm në fushën e rendit publik por edhe të policimit rrugor si dhe formave tjera të luftimit të kriminalitetit. /citynews/

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ambasadorja franceze flet nga Korça/ Të ngrihet sa më parë Gjykata Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja franceze në Shqipëri, Christine Vasac ka folur nga Korça për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Vasac është shprehur se Kushtetuesja duhet të plotësohet sa më parë. Sipas ambasadores francez është rëndësishme që edhe Gjykata e Lartë të fillojë punën.



Vijon…

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Socialistët e Fatos Nanos që mbrojnë Lulin/ Veset që morën nga ish-kryeministri, kush ishtë “nxënësi” më i keq

Publikuar

-

Nga

Në betejat kundër Ramës janë socialistë të thekuar që Rama i ka pasur miq, por i ka lënë jashtë vëmendjes, dhe kryesisht njerëz që i përdorte dhe i mbante në tavolina, ish-kryeministri Fatos Nano.

Me rastin e ditëlindjes së Fatos Nanos dhe mesazhet e Ramës, le të kujtojmë disa nga këta personazhe që sot bëjnë opozitë a thua se janë demokratë të thekur dhe a thua se po iu “përvëlohet” barku për Lulzim Bashën.

Andi Bejtja, një nga njerëzit më të afërt të LSI-së, që kohën më të madhe e ka shtyrë duke luajtur tavëll vitet e fundit me Petrit Vasilin, duke u kthyer në një vegël të Ilir Metës. Aktualisht një nga drejtuesit e televizionit “Syri TV”, Bejtja është një nga miqtë e ngushtë të ish-kryeministrit Fatos Nano. Një nga njerëzit që Fatosi i mësoi disa nga veset e tij, si bixhozin, alkoolin dhe trendin ndjekës për ta interpretuar Nanon, edhe deri në divorc.

Andi Bejtja nga miqësia me Fatos Nanon u lidh aq keq me kumarin sa mendohet të ketë lënë një pasuri.

Më pas shikojmë një personazh tjetër, Artur Zhejin. Ish-mikun e ngushtë të Fatos Nanos dhe Edi Ramës. Njeriun që mban “shpatën” në televizionin e një trafikanti droge, duke pretenduar se bën opozitë.

Është një ish-zyrtar, pra ish-drejtues, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së në kohën e Fatos Nanos. Një mbështetës i PS-së dhe socialistëve. Më pas larguar tek LSI-ja, tek Ilir Meta, ku kandidoi edhe si deputet.

Një nga njerëzit e kauzës për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. I përdorur në shumë tribuna nga Ilir Meta. I njohur si mik me Fatos Nanon. Ashtu si dhe Bejtes, i mësoi kazinotë. Fatosi i mësoi edhe alkoolin, edhe shumë vese të tjera.

Këtu po iu tregojmë edhe një histori të bukur, përtej netëve të gdhira nëpër kazino. Dikur shkoi për një vizitë zyrtare në Kinë, së bashku me Nanon. Delegacioni po priste për t’u kthyer, ndërsa Artur Zheji nuk gjendej, pasi kishte humbur lokaleve dhe ishte gdhirë netëve në Pekin.

Artur Zhejit, Fatos Nano i mësoi kumarin, por jo hiletë. Kështu e pësoi edhe ky si Andi Bejtja. Në shumicën e kohës Tosi luante me lekët e të tjerëve, ndërsa këta luanin me lekët e tyre apo rrogat që kishin dhe në fund katandisen në ditë të hallit. Zheji duke trokitur në dyert e bizneseve me pretendimin se po bëhej një zë i fortë mediatik dhe opozitar, dhe katandisi në televzionin e trafikantit të drogës.

Një emër tjetër është Enton Abilekaj, i cili sot paguhet nga Top Channel dhe Ben Blushi si analist, por edhe nga Digitalb. Një njeri që shfaqet në ekran me rolin e një opozitari. Është ish-drejtor i Marëdhënieve me Publikun në kohën e Fatos Nanos, më pas ky i fundit e mbajti si këshilltar në selinë e PS-së, duke i dhënë një rrogë kot së koti, pasi nuk bënte ansjë punë. Më tej shkoi si punonjës i Irfan Hysenbelliut, pastaj shkoi tek Kasemi, dhe tani së fundi është bërë pronar portal, i financuar nga Ben Blushi dhe miqtë e tij të LSI-së.

LEXO EDHE:  Drogë në kufirin greko-shqiptar/Sekuestrohen 63 kg marijuanë

LEXO EDHE:  Lezhe, policia asgjeson 120 rrenje kanabis ne fshatin Ungrej

Një emër tjetër që shfaqet shpesh në media është edhe Agim Nesho. Ose i njohur ndryshe si “Gimi i Puros”.



Fatos Nano ka mësuar shumë nga personzhet publike të pinë puro, të luajnë kumar, të pinë alkool, të gëdhihen netëve, se këta nuk i kanë pasur këto vese, deri edhe te divorcet nga gratë.

Agim Nesho njihet si një ambassador. Ambasador i Fatos Nanos.

Në fakt, ka një meritë të madhe ish-kryeministri, pasi Gimi ëndrren e tij të madhe e ka pasur të bëhet kufitar, të udhëhiqte diversantë dhe të mbronte Atdheun. Por, Fatosi si burrë i zgjuar që është e bëri diplomat.

Një tjetër personazh publik, shumë i artikuluar, dhe i egër në media. A thua se ka marë “shpatën” dhe po pret “koka” është Ylli Manjani. Ish-shefi i kabinetit të socialistëve, i bashkuar me Rilindjen dhe Edi Ramën, duke sharë Fatos Nanon.

Më pas duke mos marë vendin që donte, në listën fituese në qarkun e Dibrës kaloi tek LSI-ja e Ilir Metës, rrugës u bë pronar tek pallatet e ndërtuara nga Klement Balili. Më pas rrugës u bë fansi i Ilir Metës. Edhe ky i fundit e hodhi në “kosh” dhe e la nga fundi i listës.

Tani bën si i zëmëruar me Liken, gjoja shan Ramën, bën si militant i Lulit, bën avokatinë e atyre që kanë interesa. Thonë që në verë është “zhgrryer” në vilat e “Green Coas. Por jo pa qëllim e lamë të fundit. Ylli nuk mësoi asgjë nga veset e Fatos Nanos. Ndoshta është shembulli i dështimit të ish-kryeministrit, sesi mund ta mbash dikë pranë dhe në fund, pasi përpiqesh t’I mësosh gjithçka, nuk i mëson asgjë.

Këta janë pesë personazhe publike që ne sot po i përmendim, që prodhojnë lajme dhe japing opinione. Përfaqësues gjoja të popullit, dhe të opinionit publik.

Në fakt janë disa miq, apo instrumenta të përdorura nga Fatos Nano, të cilët edhe Edi Rama i përdori në momente të caktuara dhe më pas i ka hedhur në “kosh”.

Dhe publikisht janë këta që sot publikisht bëjnë avokatinë e Lulzim Bashës, demokratëve dhe PD-së, duke i treguar edhe rrugën që duhet të ndjekë.

Mirë është që këta personazhe që kanë 20 apo 30 vite në media, të zhduken sepse asnjëherë dhe në asnjë rast nuk kanë qënë përfaqësues të zërit të qytetarëve, por thjeshtë vegla të neveritshme të interesave të tyre politike dhe financiare.

Ditë pas dite CNA.al do të sjellë personazhe të tjera të jetës publike, të cilët flasin në emër të “popullit” porn ë fakt “populli” i tyre janë xhepat e tyre dhe interesat politike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohet 2 persona/ Njëri dhunonte bashkëshorten, ndërsa tjetri kultivonte kanabis

Publikuar

-

Nga

Arrestohet 2 persona/ Njëri dhunonte bashkëshorten, ndërsa tjetri kultivonte kanabis

Një shtetas me iniciale B.B 60 vjeç ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.

Nga ana tjetër policia e Delvinës ka arrestuar në flagrancë shtetasin M. I., 35 vjeç, banues në fshatin Bamatat, Delvinë, pasi dyshohet se është autor i kultivimit të disa fidanëve të dyshuar kanabis sativa në fshatit Bamatat.

LEXO EDHE:  Drogë në kufirin greko-shqiptar/Sekuestrohen 63 kg marijuanë



Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Zhduket shqiptari në Zvicër/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

 

LEXO TE PLOTE