LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korrupsioni/Gjykata e Lartë vendos sekuestrimin e llogarive bankare të bashkëshortit të gjyqtares

27 Korrik 2016, 14:21, Aktualitet CNA

Gjykata e Lartë vendosi sekuestrimin e llogarive bankare të shtetasit Odhise Andrea, bashkëshortit të gjyqtares Majlinda Andrea, e akuzuar për korrupsion. Prokuroria e Përgjithshme kishte kërkuar në Gjykatën e Lartë vendosjen e sekuestros preventive

mbi disa llogari bankare të shtetasit Odhise Andreas.

Llogaritë bankare të sekuestruara kanë vlerën 50 mijë euro, e njëjtë me shumën që dyshohet se ka marrë gjyqtarja Andrea për dhënien e një vendimi në favor të njërës palë.

Mësohet se llogaritë bankare të bllokuara gjenden në dy banka të nivelit të dytë. /citynews/

 

Lajmet e fundit nga