Deputetëve të AAK-së e të ‘Nismës’ u rrezikohet mandati

27 Korrik 2016, 17:11, Aktualitet CNA

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të ?Nismës për Kosovën? rrezikojnë ta humbin mandatin për shkak të mospjesëmarrjes në seanca të Kuvendit.

Deri më tani janë bërë pesë muaj prej se këto dy subjekte janë duke e bojkotuar punën e Kuvendit dhe nëse deputetët e tyre nuk marrin pjesë në ndonjë seancë gjatë muajit gusht, atëherë plotësohet kushti për t?iu marrë mandati.

Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e AAK-së dhe të ?Nismës? thonë se nuk shqetësohen nëse do ta humbin mandatin, shkruan sot gazeta  Zëri.

Ata sqarojnë se arsyeja e bojkotimit të punës së Kuvendit është shumë më e rëndësishme sesa mandati i tyre si deputetë.

Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Kosovës, mandati i deputetit përfundon nëse deputeti mungon për gjashtë muaj me radhë në seancat e Kuvendit.

Lajmet e fundit nga