LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Turqi/Arrestohet profesori shqiptar për bindje guleniste

26 Korrik 2016, 15:51, Aktualitet CNA

Një profesor shqiptar me banim në Turqi është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Ankara, nën akuzën se ka bindje guleniste ( prirje anti-regjimit të Erdogan).

Marjus Hoxha, 30 vjeç është ligjërues në Universitetin Zirve.

Familjarët e tij thonë për Telegraf­in se arrestimin e ka konfirmuar edhe Ambasada e Shqipërisë në Ankara, por nuk kanë përgjigje se çfarë do të ndodhë me profesorin Hoxha.

?Familja kërkon ndihmën nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Jemi shumë të shqetësuar. Ai nuk ka asnjë lidhje me zhvillimet politike në Turqi?, thotë një familjar i tij për ?Telegrafin?.

Lajmet e fundit nga