Connect with Us

Shtetet europiane më të rrezikuara nga terrorizmi/Ja ku ndodhet Shqipëria

Aktualitet

Shtetet europiane më të rrezikuara nga terrorizmi/Ja ku ndodhet Shqipëria

Publikuar

-

Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe ka publikuar një hartë të Evropës, në të cilën vendet janë të ndara në katër kategori, në bazë të nivelit të rrezikshmërisë dhe terrorizmit që i rrezikon ato.

Ndër vendet më të rrezikuara janë Gjermania, Franca, Turqia, Belgjika dhe Mbretëria e Bashkuar, kurse vendet më pak të rrezikuara janë Islanda, Çekia, Hungaria, San Marino dhe Zvicra.

Territoret e shfaqura në hartë me ngjyrën e kuqe, shfaqin shkallën më të lartë të rrezikshmërisë ndaj terrorizmit, ku paraqiten pjesët e Evropës që janë “objektivat e parapëlqyera për agresorët”. Në këtë grup futen Britania e Madhe, Turqia, Belgjika, Gjermania, Franca, Spanja dhe Rusia.

Vendet e shënjestruara me portokalli, futen në grupin e vendeve, ku shkalla e aktiviteteve terroriste është pak më e ulët. Në këtë grup, të ngjyrosur me portokalli, bëjnë pjesë Austria, Azerbajxhani, Bosnja e Hercegovina, Qipro, Danimarka, Greqia, Italia, Kazakistani, Maqedonia, Holanda, Suedia dhe Ukraina.

LEXO EDHE:  Varianti i ri Corona/ Europa mbyll dyert për Britaninë e Madhe

Vendet e shënjuara me ngjyrë të verdhë, kanë nivelin tejet të ulët të shkallës së aktiviteteve terroriste. Këtu bën pjesë Shqipëria, Bjellorusia, Bullgaria, Kroacia, Finlanda, Irlanda, Luksemburgu, Monako, Mali i Zi, Norvegjia, Portugalia, Rumania dhe Sllovakia.

Ndërsa vendet e shënuara me ngjyrë të gjelbër, janë shumë më pak të rrezikuara nga sulmet terroriste.

Në këtë grup bëjnë pjesë shtete si Andorra, Armenia, Çekia, Estonia, Hungaria, Islanda, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Malta, Moldavia, Polonia, San Marino, Sllovenia dhe Zvicra. /citynews/

hartaaa hartaaa1

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Vendi nuk gjen qetësi/ Regjistrohet një tjetër lëkundje tërmeti

Publikuar

-

Nga

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në vendin tonë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas EMSC, lëkundja me magnitudë 3.5 dhe thellësi 0 km është regjistruar rreth orës 09:30.



Ajo është regjistruar 7 km në Perëndim të Himarës dhe 116 km në jug të Elbasanit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali/ Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë mbyllin dosjet korruptive

Publikuar

-

Nga

Institucionet shqiptare, ministritë dhe strukturat që ato drejtojnë në Shqipëri, janë të përfshira në skema korruptive. Lidhje të forta politike, të cilat çojnë në zbatim të urdhërave të verbër që finalizohen me mbyllje proçedurash apo fshehje dosjesh skandaloze, duke përdorur disa inspektorë, që gjoja kryejnë veprime disiplinore.

CNA.al ka mundur të monitorojë disa nga veprimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë, kryesisht nga inspektorët e këtij institucioni, të cilët çohen për të verifikuar denoncimet që vijnë nga qytetarët, për aktet e kryera nga noterë apo dhe struktura të tjerë në varësi të këtij institucioni.

Nga Ministria e Drejtësisë e kanë kthyer në Ministri të Zhdrejtësisë, me kuazi hetime, sa për të thënë dhe për t’u vënë epilogun sipas dëshirës.

Nëpërmjet një dosje të plotë, qartazi tregohet sesi inspektorët e ministrisë së Drejtësisë kapërcejnë sa në një krah në krahun tjetër, për të shpëtuar përgjegjësit dhe aktet e tyre skandaloze ligjore.

Këto akte që mund të quhen afera korruptive, që duhen ndjekur në mënyrë penale mbyllen pa asnjë pasojë ose maksimalisht jepet një “këshillim disiplinor”.

“Skandali Gjonaj”, në duart e Ministrit të ri

Gjatë kohës që ky institucion është drejtuar nga Etilda Gjonaj të tilla mbyllje ka pasur me dhjetëra. Por, inspektorët vazhdojnë të jenë në detyrë edhe tani.

CNA.al e sjell këtë dosje në momentin që Ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se do të ketë një institucion të ri. Ai që do të kontrollojë, dhe do të jetë një departament anti-korrupsion pranë Ministrisë së Drejtësisë.

CNA.al do të sjellë një dosje të plotë, ku tregohet sesi një notere e përfshirë në një skandal, nga një kontroll i kërkuar pas një denoncimi në media, del totalisht pa asnjë lloj përgjegjësie.

Pra, duke përdorur disa instrumenta. Së pari, afatet dhe së dyti duke luajtur me shtyrjen e kohës së kontrollit.

LEXO EDHE:  Të dhënat tronditëse/ Shqipëria më keq se Gambia

LEXO EDHE:  DW/ Kosova e Shqipëria të gatshme të strehojnë civilët afganë

CNA.al ka mundur të sigurojë dosjen e plotë dhe do të tregojë në disa shkrime sesi Ministria e Drejtësisë për të shpëtuar një notere që ka falsifikuar një firmë dhe një akt noterial, i shtyhet afati i kontrollit, justifikohet situata me Covid-in, dhe pastaj gjendet argumenti që kanë kaluar pesë vite nga kryerja e këtij falsifikimi.



Në fakt, inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë nuk konstatojnë thelbin e problemit, por e justifikojnë dhe e mbyllin dosjen.

Pra, e justifikojnë noteren falsifikatore dhe duke qënë se kishin kaluar pesë vite i mbyllin dosjen.

Ç’ka do të thotë se çdo noter mund të falsifikojë, kalojnë pesë vite dhe ai del i pafajshëm, sipas inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë.

Por, edhe pa kryer detyrën e tyre, pa verifikuar faktet të cilat nxirrnin në pah të vërtetën e një falsifikimi dhe veprimi ishte mjaft i thjeshtë.

Verifikimi i dokumentave apo edhe i akuzave. Inspektorët shkojnë, marrin të mirëqenë një deklaratë dhe thonë se kanë kaluar afatet ligjore.

Inspektorët e MD, fshehin veprën penale

Në fakt, një rutinë administrative, e cila ka fshehur një vepër penale. Një falsifikim i cili ndodhet në një proces hetimor në prokurori, dhe Ministria e Drejtësisë, në të gjitha rastet sillet konfuze në lidhje me faktin se ishte kryer një falsifikim.

Një herë thotë se presim hetimin e prokurorisë, pastaj duke u justifikuar me Covid-in, shtynë afatin dhe në finale thotë se ka kryer një proçedurë rutinë dhe e ka mbyllur këtë dosje.

CNA.al do ta sjellë të plotë këtë skandal. Noteren, inspektorët e përfshirë, si një rast ulëritës drejtuar ministrit të Drejtësisë, për të parë a do të funksionojë vërtetë kjo reform anti-korrupsion në institucione.

Ky është një nga rastet më flagrante, që tregon se, ose korrupsioni ka mbyllur dosjen ose me urdhër politik ajo është futur në një sirtar pa u kryer aspak kontrolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi i biznesmenit në Fier/ Shoqërohen disa persona me precedentë penal

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me atentatin e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Fierit, ku si pasojë humbi jetën, 57-vjeçari biznesmeni Demir Backa. Nga grupi hetimor bëhet me dije se në automjetin e gjetur të djegur pas atentatit në fshatin Daullas, është gjetur e shkrumbuar arma e zjarrit me të cilën, u qëllua 57-vjeçari, tip kallashnikov, dhe një pistoletë.

Po ashtu, mësohet se automjeti është djegur plotësisht duke ja bërë të vështirë hetuesve gjetjen e ndonjë gjurme për identifikimin e autorëve. E vetmja shpresë për zbardhjen e ngjarjes janë kamerat e sigurisë.

Hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie të bizneseve në vendin e ngjarjes, por edhe përgjatë rrugës ku edhe u gjet i djegur automjeti. Përsa i përket hetimeve burime nga grupi hetimor që po merren me zbardhjen e ngajrjes bëjnë me dije për fax neës se atentati i mbrëmshëm, ka qenë i mirëorganizuar.

LEXO EDHE:  Kombëtarja fiton me zemër kundër Armenisë, Mavraj e Gashi çojnë delir Shqipërinë

LEXO EDHE:  Të dhënat tronditëse/ Shqipëria më keq se Gambia



Të paktën 5 persona mendohet se kanë marrë pjesë në këtë atetentat, ku 3 persona medohet se kanë qenë në momentin që është kryer ekzekutimi, dhe dy persona të tjerë i kanë ndihmuar autorët për tu larguar më pas nga vendi i ngjarjes, pasi dogjën edhe autmojetin pasi vranë Baçkën.

Për ngjarjen deri me tani janë shoqëruar në komisariatin e Fierit të paktën 15 persona për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Mes të shoqëruarve janë edhe persona me precrdent të theksuar penal në qytetin e Fierit që kanë pasur konflikte me viktimën. Ndaj viktimës është qëlluar plot 17 herë, ku pjesa më e madhe e  plumbave ka përshkruar trupin e 57-vjeçarit.

LEXO TE PLOTE