LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma në Drejtësi/ Rama: Ka njerëz që kanë variantin e tyre, ja varianti im!

26 Korrik 2016, 17:58, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka dhënë variantin e tij të konsensusit për Reformën në Drejtësi.

Në ceremoninë e 25-vjetorit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Shqipëri, Rama tha se ky konsensus ishte kryevepër e vullnetit të  popullit dhe vullnetit të ndërkombëtarëve.

“Sqipëria asnjëherë nuk ka qenë vetëm dhe se reforma e drejtësisë siç është tani një paketë kushtetuese është integruar me një konsensus të madh në kushtetutë si rezultat i një bashkëpunimi mjaft të ngushtë me miqtë dhe aleatët tanë. Ka njerëz që kanë variantin e tyre, unë kam këtë variant: Ky konesnsus ishte një kryevepër e kombinimit të vullnetit të shqiptarëve të cilët shkonin përtej çdo linjë partiake, vullnetit të aleatit që shkuan përtej çdo pritshmërie.” tha Rama.

Lajmet e fundit nga