LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pr/ligjet për Drejtësinë/A po i mban peng pushimet e deputetëve votimi i Vettingut

26 Korrik 2016, 14:54, Aktualitet CNA

Kuvendi miratoi më 22 Korrik, në një seancë maratonë, ndryshimet kushtetuese, të cilat u votuan me 140 vota.

Tashmë deputetët duhet të votojnë edhe paketën ligjore për të bërë të mundur implementimin e reformës në drejtësi, por duket se palët kanë rënë dakort në parim që votimet për 7 pr/ligjet më të rëndësishme të kryhen me nisjen e sesionit parlamentar në muajin shtator.

Në anën tjetër selitë diplomatike në Tiranë kërkojnë që Kuvendi të përmbyllë votimin e pr/ligjeve brenda muajit korrik, çka do të thotë se Kuvendi duhet të mblidhet në një seancë tjetër për të votuar këto ligje.

Seanca e fundit parlamentare u zhvillua më 25 korrik dhe ajo konsiderohet edhe mbyllja e sesionit parlamentar, ndërsa i riu nis në javën e parë të shtatorit.

Një nga pengesat që paraqesin ekspertët dhe deputetët në miratimin e pr/ligjeve është fatki se ndryshimet kushtetuese nuk kanë hyrë në fuqi. Por dekretimi nga ana e Presidentit i ndryshimeve të miratuara 4 ditë më parë, bën që këto ndryshime të hyjnë në fuqi pas dy javësh, që do të thotë brenda 10 Gushtit.

Por a do të mblidhet Kuvendi në muajin Gusht për të votuar pr/ligjet mbi reformën në drejtësi, përfshi këtu edhe Vettingun?

Për Kreun e deputetëve demokratë Edi Paloka dhe atë të LSI-së, Petrit Vasili, Kuvendi i ka mbyllur punimet në këtë session në seancën e 25 Korrikut. Madje për deputetin Vasili grupet parlamentare kanë rënë dakort që 7 ligjet, nuk kanë mundësi kushtetuese të kalojnë këtë sesion dhe sesioni i radhës nis më 4 shtator.

Por ndryshe mendon kreu i Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, sipas të cilit Parlamenti mund të mblidhet kurdo, në korrik apo në gusht, nëse ka çështje për tu diskutuar apo për t?u votuar.

Por çështja nuk është tek mbledhja e Kuvendit në një seancë, por tek siguria e votave, pasi të 7 pr/ligjet kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 3/5, ose 84 vota. Mazhoranca parlamentare i ka kaq vota në Kuvend, por çështja është që edhe këto ligje të kalojnë me konsensusin e opozitës, ashtu sikundër u miratuan ndryshimet në Kushtetutë. /citynews/

Lajmet e fundit nga