LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Mero Baze/ LSI, si e vetmja rrugë…për PD !

26 Korrik 2016, 20:41, Aktualitet CNA

Nga mënyra se si po krekosen me këtë zbulim, duket sikur duan të mërzisin kundërshtarin e tyre në pushtet , Partinë Socialiste, por në të vërtet ka shumë gjasa që më shumë të kenë mërzitur elektoratin e vet.

Raportet mes PS dhe LSI nuk janë të mira, por ky nuk është një lajm i keq për asnjë prej tyre. Ajo është një bashkëjetesë interesash politike, brenda së majtës dhe një ditë, po për interesa mund të prishet.

Të dy palët kanë shkuar disa herë drejt vijës kuqe dhe janë kthyer sërisht, pasi kanë bërë llogaritë e tyre, jo llogaritë e PD. Disa herë kanë filluar të numurojnë me gishta dhe deputetë, dhe sërisht e kanë lënë në mes, kur kanë parë se nuk ka as vota për ta rrëzuar qeverinë dhe as vota për të mbajtur një qeveri të re.

Nga mënyra se PD e ka nisur këtë fushatë, duket se ajo ndjehet triumfatore për shkakun se ajo e do LSI më shumë se PS. Ky është një lajm i mirë për LSI, por jo dhe për PD.

Në historinë trevjeçare të koalicionit PS-LSI, ka pasur së paku tre kriza të forta, të cilat PD ka tentuar t?i provokojë duke goditur ose përqafuar Metën.

E para ka qenë kriza e raporteve të Tom Doshit me Ilir Metën dhe Edi Ramën. Në atë betejë PD u rreshtua krah Doshit, duke akuzuar Metën si vrasës dhe duke shpresuar se Rama do t?i dilte zot Doshit dhe kështu do krijohej çarja e madhe.

E vërteta është se kriza u mbyll shpejt dhe shkoi në gjykatë. Doshi u largua nga grupi socialist dhe Meta me Ramën vazhduan punën.

Investimi i dytë i madh i PD ishte beteja për cështjen DIA ? CEZ, dhe raportet e Kastriot Ismailit me Ilir Metën. Por dhe këtu fabula u zhvendos nga fakti se çfarë kishte bërë pushteti i PD-LSI me DIA e CEZ, tek fakti se këtë raport e kishte përgatitur Rama kundër Metës. Kjo krizë la gjurmë të forta në koalicion dhe natyrisht rriti mosbesimin e Metës ndaj Ramës, por nuk është se prodhuan ndonjë histori të re.

Kriza e tretë e fortë ishte reforma për drejtësi, ku PD, ndryshoi qëndrim. Ajo nuk e qëlloi më me gurë Metën por iu hodh në qafë si shpëtimtarë. Ajo bashkoi qëndrimin e saj me LSI kundër PS, në parimin që një dorë që nuk kafshohet puthet. E vërteta është se, PS nuk lëvizi nga objektivi i saj për të miratuar reformën, dhe e miratoi. LSI po ashtu. E vetmja që ndryshoi qëndrim nga refuzues, në përulës, pas kërcënimeve të SHBA e BE, ishte PD. Ajo që nuk do të njihte kurrë reformën, shkoi me bisht në shalë e votoi dhe tani e ka kapur ekzaltimi që ta quajë këtë triumf të aleancës së saj me LSI.

Pra për tre vite në opozitë, duke hyrë viti i katërt, PD po vërtitet si satelit rrotull LSI, herë duke e qëlluar me gurë, e herë duke u përqafuar me të, me shpresën e vetme të ardhjes në pushtet përmes saj.

Që PD të vijë në pushtet përmes aleancës me LSI nuk ka asgjë të keqe, por kështu si sillet PD kam frikë se do zvogëlohet gjithnjë e më shumë, duke pritur ?Ditën e Madhe?, pasi në vend që të fuqizojë veten, ajo fuqizon LSI-në. Me këtë ekzaltim që e ka marrë Berisha e Basha afrimin me LSI, ka shumë gjasa, që kur të vijë dita e zgjedhjeve, LSI të jetë parti e parë dhe PD e dyta në koalicionin e tyre, pasi gjithë ata që kanë dilema, a do vijë PD në pushtet, nuk kanë asnjë dilemë që LSi do jetë në pushtet dhe i bashkohen asaj.

Që me LSI, PD mund të vijë në pushtet ky nuk është ndonjë lajm i ri, lajm i ri është, që PD e mendon këtë si të vetmen rrugë që i ka mbetur. Dhe kjo është shumë dëshpëruese për elektoratin e tyre, pasi kjo është një rrugë që e dobëson PD. Dhe e keqja është se LSI-is, nuk i duhet një parti më e vogël se vetja për të ardhur në pushtet, se ndoshta nuk ia dalin dot.

Lajmet e fundit nga