Connect with Us

Meta në SHBA/Forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik

Aktualitet

Meta në SHBA/Forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik

Publikuar

-

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ndodhet në Amerikë për të marrë pjesë në Konventën e Partisë Demokratike Amerikane që po zhvillohet këtë javë në Filadelfia të SHBA. Meta ishte i pranishëm edhe në Forumin e Liderëve Ndërkombëtarë të organizuar prej Institutit Demokratik Amerikan NDI.

Gjatë ceremonisë së hapjes së këtij forumi të rëndësishëm që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia, ishin të ftuar udhëheqës politikë, kryetarë shtetesh e parlamentesh, parlamentarë, ministra, ambasadorë dhe përfaqësues politikë nga e gjithë bota.

Gjatë këtij forumi Ilir Meta takoi mes të tjerëve edhe ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, Kryetarin e Parlamentit të Suedisë Urban Ahlin, Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë David Usupashvili, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, Eurodeputetët Gianni Pittella, Knut Fleckenstein dhe Tanja Fajon, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë politikë nga vende të ndryshme.

Gjatë shkëmbimeve të tij, Meta theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik me SHBA, në planin bilateral dhe në kuadër të NATO-s, në funksion të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta demokratike dhe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajone të ndryshme të botës, ku SHBA dhe Shqipëria janë aleate besnike.

LEXO EDHE:  Meta, lideri i ri Opozitës?/ Gazetari zbardh prapaskenat dhe skenarin për fundosjen e Bashës

Gjithashtu Meta shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer me Institutin Demokratik Amerikan dhe evidentoi kontributin tepër pozitiv të NDI në forcimin e parametrave demokratikë të Shqipërisë, veçanërisht në drejtim të rritjes së transparencës dhe demokracisë së brendshme të partive politike.

Gjatë punimeve të Konventës Demokratike dhe Forumit të NDI ku znj. Madeleine Albright dhe ish Senatori Tom Daschle mbajtën fjalën e hapjes, të ftuarit po ndjekin nga afër procesin e nominimit të kandidatëve zyrtarë të Partisë Demokratike për President dhe Zv. President të Shteteve të Bashkuara si dhe do të njihen me funksionimin e sistemit politik amerikan. /citynews/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplasje me armë mes të rinjve në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Përplasje me armë mes të rinjve në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Vlorë.

Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku”, ndërsa dy grupe të rinjsh janë konfiktuar me njëri-tjetrin duke degjeneruar dhe në përdorimin e armëve.



Deri tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po kryen kontrollet e nevojshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL “godet” në Fier e Berat/ U çon formularin 3 të fortëve të radhës

Publikuar

-

Nga

OFL "godet" në Fier e Berat/ U çon formularin 3 të fortëve të radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Elsido Sani., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike dhe mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike me qëllim shitjen”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;

Kujtim Xhufi, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “ Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë;



Elidon Bendajaia (alias Erion Lamaj), banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit” në rrethana lehtësuese.

LEXO EDHE:  Gazeta serbe akuzon SHBA-të se qëndrojnë pas vrasjes së Ivanoniçit

LEXO EDHE:  Kercenon Irani: Do godasim brenda ne SHBA po u pergjigjen

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Djali i Hashim Thaçit përfshihet në aksident

Publikuar

-

Nga

Djali i Hashim Thaçit përfshihet në aksident

Endrit Thaçi, djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është përfshirë në një aksident sot në mëngjes.

Policia ka deklaruar se në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident, ku janë përfshirë tre automjete.



“Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar zëdhënësja e PK-së Flora Ahmeti.

LEXO EDHE:  Andi Përmeti takime me kongresmenët dhe senator të Indianës/ Çfarë u diskutua

LEXO EDHE:  Andi Përmeti takime me kongresmenët dhe senator të Indianës/ Çfarë u diskutua

Endrit Thaci është në gjendje të mirë dhe është nxjerrë nga spitali pas trajtimit mjekësor në QKUK. /CNA.al 

LEXO TE PLOTE