LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta: Kam vënë në diskutim qeveritë, por jo Reformën në Drejtësi!

26 Korrik 2016, 16:45, Aktualitet CNA

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta është shprehur se gjatë jetës së tij politike, mund të ketë vënë në diskutim qeveritë apo koalicionet, por jo Reformën në Drejtësi. Në një intervistë për Zërin e Ameriksës, Meta u pyet lidhur me ‘kërcënimin’ për prishje të koalicionit gjatë periudhës së negociatave.

“Unë mund të kem vënë në diskutim shumë gjëra. Mund të kem vënë në diskutim qeveritë, mund të kem vënë në diskutim pozicionin tim si kryetar parlamenti dhe në rast se do të miratohej pa konsensus unë nuk do të isha kryetar parlamenti, pro asnjëherë nuk kam vënë në diskutim reformën në drejtësi.” tha Meta për VOA./citynews

Lajmet e fundit nga