LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha-Meta bashkë në SHBA/ Mbyllet marrëveshja për qeverinë dhe koalicionin?

25 Korrik 2016, 07:15, Aktualitet CNA

Kreu demokrat Lulzim Basha dhe ai i LSI-së Ilir Meta, ndodhen bashkë në SHBA. Ata janë ftuar në konventën e demokratëve e cila zhvillohet në Filadelfia.

Sot pritet që zyrtarisht Hillari Klinton të jetë kandidatja e demokratëve në garën për presidencialet në SHBA.

Basha dhe Meta janë kryetarët e partive që janë ftuar zyrtarisht, ndërkohë mediat raportuan se nuk ka një ftesë për kreun socialist Edi Rama, ftesa ka shkuar vetëm për Pandeli Majkon ish-kryeministër i vendit. PD njihet si mbështetëse dhe aleate me Republikanët, por Basha është i preferuar edhe për Demokratët.

Basha dhe Meta, kohët e fudit kanë pasur afrime dhe qëndrime të njëjta politike. Kreu demokrat prej muajsh nuk sulmon Metën dhe ministrat e tij. Gjithçka që drejtohet nga LSI, për PD nuk ?ekziston?. Skandalet e drejtuesve të saj i faturohen Partisë Socialiste dhe kryeministrit Rama. Rasti më flagrant ishte ai i ?Eskobarit? të Ballkanit, Klement Balili përfaqësues i LSI dhe drejtor institucioni emëruar nga Ilir Meta, PD e shpalli si njeriun e  socialistëve. Por ky është një nga shumë raste.

Reforma në drejtësi tregoi hapur se PD-LSI bashkëpunonin duke bllokuar deri në limite miratimin e saj. Meta shkoi më tej me qëndrimet e tij publike duke artikuluar qeverinë teknike të kërkuar nga Basha, kohë më parë. Negociatorët e Metës dhe Bashës u panë shpesh në Gjirin e Lalzit, në media u rapotrua edhe një qeveri e mundshme midis të duke rrëzuar Ramën në parlament. Skenari nuk eci si pritej por ka ende ditë dhe shtatori pritet të jetë i nxehtë për politikën shqiptarë. Sekretari I përgjithshëm I LSI Luan Rama në një interviaste paralajmëroi se shtatori vendos fatin e qeverisë dhe koalicionit. Negociatat vazhdojnë dhe detajet Ilir Meta kërkon ti mbyllë përballë me Bashën.

Basha dhe Meta janë në një konventë në SHBA. Ata pritet që në bisedimet e tyre të jenë kokë më kokë dhe të sqarohen detajet që nuk kanë mbyllur negociatorët. Por mund të ketë edhe garantues nga SHBA, miq të përbashkët të të dy palëve. Basha dhe Meta, tani janë më afër se kurrë, Meta me qëndrime dhe Basha me veprime kokrete.

?Dashuria? e tyre, ka një ndryshim nga ajo e Metës me Ramën. Këta të fundit mbyllën marrëveshjen e tyre nën një tryezë me ngjala dhe pasojat duken çdo ditë në qeverisje. Meta këtë herë kërkon të mbyllë veprimin e tij politik më një marrëveshje përtëj oqeanit, në konventën e demokratëve, palët duket se do kenë garanci amerikane dhe jo ngjala Lalëzi./citynews

Lajmet e fundit nga