LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr në banesë/ Digjen produktet e bazës për blegtorinë

24 Korrik 2016, 08:46, Aktualitet CNA

Një banesë është përfshirë sot nga flakët në fshatin Metoq të Sarandës.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka nodhur rreth orës 08:50.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se zjarri ka rënë në banesën private, në pronësi të shtetasit Dh.S., i cili ndodhet në Greqi.

Banesa përdorej për magazinimin e bazës ushqimore për blegtorinë dhe për pasojë flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia po punon për shuarjen e flakëve të zjarrit si dhe për zbulimin e shkaqeve të rënies së tij.

Lajmet e fundit nga