LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vëllai i Luan Bregasit fiton tenderin 1.4 miliardë lekë me 97% të vlerës

24 Korrik 2016, 10:54, Aktualitet CNA

Citynews sjell sot tenderin e rradhës të fituar nga kompania e Tajar Bregasit, vëllait të këshilltarit bashkiak socialist, Luan Bregasit.

Në harkun kohor të 40 ditëve, ky është tenderi i tretë i denoncuar nga citynews lidhur me procedurat dyshuese që janë zhvilluar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, e ku fitues është shpallur ?Enbi Power?, me mbi 97% të vlerës.

Objekti i prokurimit për tenderin e zhvilluar 16 qershor 2016 është ?Rehabilitimi i impiantit 110 kV të Nënstacionit Selenicë?, ndërsa ka një fond limit me një vlerë 1.49 miliardë lekë.

Në konkurim kanë qenë tre kompani, ku ?çuditërisht? dy prej tyre nuk kanë paraqitur ofertë ekonomike. Kompania e vëllait të Luan Bregasit ka ofruar vlerën 1.46 miliardë lekë, duke u shpallur fituese me 97% të vlerës së fondit limit.

Ashtu sikurse u përmend më sipër, ky nuk është rasti i parë që ?ENBI Power? shpallet fituese e tenderave të zhvilluar nga OSHEE.

Në një nga procedurat e prokurimit publik, kompania është shpallur fitues e tenderit me vlerë 1 miliard lek si ofertuese e vetme me 98% të fondit limit.

Ndërsa në rastin tjetër kompania e vëllait të Luan Bregasit ka marrë 3.4 miliardë lekë, sërish në cilësinë e ofertuesit të vetëm me 98% të vlerës së fondit limit.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njihet si një nga institucionet që zhvillon tenderat me vlerat më të mëdhaja monetare. Po ashtu, ky operator njihet edhe për akuzat nga opozita dhe media lidhur me tendera korruptivë, favorizues dhe dyshues. /citynews

Denoncimet e mëparshme të citynews

Superskandali me tenderin e OSHEE-së/ Vëllai i Luan Bregasit merr 3.4 miliardë lekë

 

Vëllai i Luan Bregasit ?godet? sërish/ OSHEE i jep tenderin 1 miliard lekë si ofertues i vetëm

Lajmet e fundit nga