LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Klodian Tomorri/ Dëmi i administratës dhe twitteri i Ramës

24 Korrik 2016, 18:59, Aktualitet CNA

Blendi Fevziu kishte dy dite me pare nje shkrim provokativ mbi humbjet qe peson ekonomia nga vendimi i qeverise per ta lene administraten pushim diten e Hene.

Sipas tij, ne rastin me te mire demi do te ishte minimalisht sa fatura ditore e pagave qe shteti paguan per sektorin publik.

Nga nje kendveshtrim i paster matematikor ajo qe shkruan Fevziu eshte shume logjike.Por serish nuk mendoj se korrekte. Per disa arsye.

Se pari, shume nga punet qe administrata nuk do te beje te henen nuk jane automatikisht dem ekonomik pasi ato do te kompesohen gjate diteve ne vijim.

Se dyti, prej tre vitesh rrogat ne sektorin publik jane ngrire. Ne keto tre vite rritja kumulative ekonomike ka qene mbi 7 per qind. Nese kesaj i shton dhe inflacionin kumulativ prej 6 per qind, sot pagat e nepuneseve te shtetit duhet te ishin 13 per qind me te larta se sa tre vjet me pare. Por ne te vertete nuk jane rritur.

Nese dita pushim eshte humbje, me te njejten llogjike mosrritja e rrogave eshte fitim. Dhe fatura e kursyer nga mosrritja e pagave ne tre vite eshte rreth 15 miliarde leke oske mbi 100 milione euro.

Por edhe kjo serish nuk eshte plotesisht korrekte. Ne fund treguesi i vetem qe ka vlere nuk eshte niveli i pagave, as ai i diteve te punes, qe kryen administrata, por produktiviteti i saj.

Une jam plotesisht dakord me kritikat qe nje kryeminister nuk mund te shpalle dite pushimi sipas qejfit. Shteti nuk eshte ciflig dhe kryeministri nuk eshte Beu i tij.

Por administrata ta gezoje diten e pushimit. Qeveria ben plot deme ne ekonomi. Ky eshte demi me pak i demshem.

Lajmet e fundit nga