Connect with Us

Masakra në Mynih/ Sfida e politikës, të ruajë unitetin e shoqërisë!

Aktualitet

Masakra në Mynih/ Sfida e politikës, të ruajë unitetin e shoqërisë!

Publikuar

-

Vrasjet në Mynih e kanë tronditur thellësisht Gjermaninë. Kur vdekja të vjen kaq afër, pasiguria në shoqëri rritet. Sfida e politikës tani është ruajtja e unitetit në shoqërinë gjermane, mendon Christoph Strack.

Vrasja e nëntë personave e ka tronditur Gjermaninë. Tronditje, pyetje pa përgjigje, zemërim, dëshpërim. Mynihu donte të startonte në një fundjavë vere në lokalet e birrës pranë lumit Isar dhe alpeve – kur terrori e prishi këtë idil. Në mëngjes qyteti u zgjua si nga një ëndërr e keqe. Fakt është që një gjermano-iranian shuan disa jetë njerëzish dhe plagos mjaft të tjerë, dhe jo vetëm të plagosurit në trup, që ende luftojnë me jetën. Ai lëndon shumë të tjerë në ndjenjën e sigurisë së tyre, goditje psikike.

Terrori afrohet – kjo u dëgjua në politikë javën e kaluar. Fillimisht gjakderdhja e tmerrshme në Nicë, atentati i një refugjati të ri në Würzburg, që lëndoi rëndë disa turistë kinezë.

Pikëllim, zemërim, krenari

Gjermania është bërë më e pasigurtë. Pas sulmit në Mynih pati spekulime që nga terrori me sfond islamist deri tek masakra e ngjashme me atë të Utoyas me sfond radikal-nacionalist, të premten (22.07) ishte 5-vjetori i masakrës në ishullin norvegjez. Ndërkohë autori i masakrës në Mynih është një 18-vjeçar që ende shkon në shkollë. Menjëherë zgjohen kujtimet për masakrat në shkolla, që tronditën Gjermaninë në 15 vitet e fundit. Dhe si në vitin 2009, në masakrën në një shkollë në Vininden shtrohet pyetja: Ku e ka gjetur ky i ri armën?

Strack Christoph Kommentarbild App

Atmosfera në Mynih dhe Gjermani është e atmosferë e dhimbjes, zemërimit, por edhe një lloj krenarie. Dhimbje dhe zemërim për viktimat dhe humbjen e pakuptimtë të jetëve të njerëzve. Krenari për solidaritetin dhe gatishmërinë për ndihmë të qytetarëve të Mynihut që hapën dyert e shtëpive për ata që nuk mundën të shkonin në shtëpi, për shkak të bllokimit të plotë të trafikut. Krenari për forcat e sigurisë në kryeqytetin bavarez, që kanë reaguar të angazhuara dhe me vendosmëri, duke e komunikuar qartë dhe hapur gjendjen. Kjo ishte përgjigja për nervozitetin dhe presionin mediatik e panikun në mediat sociale. 2300 forca sigurie erdhën nga lande të ndryshme, edhe nga Austria, edhe pse askush nuk e dinte se çfarë do të thoshte për të ky mision personalisht.

LEXO EDHE:  Natë tronditëse për Mynihun/ Autori një 18 vjeçar gjermano-iranian

E megjithatë pas një akti të tillë shqetësimet mbeten: Sa e lartë është durueshmëria e shoqërisë gjermane? Pas çdo sulmi tensioni rritet -pavarësisht nëse ai është sulm amok apo vepra e një anëtari të rrjeti terrorist, ai e trondit thellë Gjermaninë – një shoqëri që sigurohet kundrejt çdo rreziku dhe e ka të vështirë të durojë pasigurinë. Këtë e kuptonte kushdo që u hodhi një sy natën e së shtunës mediave sociale dhe lexoi komentet online. Jo pak nga ato që janë shkruar është vështirë t’i nxjerrë goja. Komente të tilla përçmojnë edhe viktimat.

Politika duhet ta marrë më seriozisht se deri tani si ndjenjën në rritje të pasigurisë ashtu edhe përçarjen brenda shoqërisë. Vendi ndodhet para një prove, bëhet fjalë për ruajtjen e unitetit në shoqëri, për vendosmëri dhe racionalitet të autoriteteve, për forcë drejtuese të politikës. Por kjo gjendje ka nevojë edhe për të folur hapur për problemet në rritje. Demokracia jeton nga një shoqëri civile aktive, kjo shoqëri jeton nga koherenca brenda saj edhe nga debati i sinqertë dhe aftësia për të duruar tensionet. Me Mynihun tregohet se sa i vështirë ka për të qenë misioni për të mbajtur në unitet jo vetëm kampet politike, por një vend të gjithë. Ky mision sapo ka filluar./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  PROFIL/ Kush është autori i masakrës në Mynih

LEXO EDHE:  Detaje të reja rreth autorit të sulmit në Mynih

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Sulmet në Mynih/ Humb jetën shqiptari i tretë

LEXO EDHE:  Sulmet në Mynih/ Humb jetën shqiptari i tretë

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: