Connect with Us

Dhjetë prokurorët që do të pastrojnë drejtësinë. A ka nisur përzgjedhja?

Aktualitet

Dhjetë prokurorët që do të pastrojnë drejtësinë. A ka nisur përzgjedhja?

Publikuar

-

Janë 30-35 vjeçarë, me pak përvojë në sistemin e drejtësisë, trajnohen tre muaj në SHBA dhe nisin punën në nëntor me dosjet e korrupsionit që tashmë janë në duart e ONM-së Do të jenë dhjetë prokurorë special që do të pastrojnë sistemin gjyqsorë nga të korruptuarit. Më pas ata që do të rezultojnë të pastër do të bëjën pastrimin e politikës nga të korruptuarit e të inkriminuarit.

Ky është me pak fjalë i gjithë thelbi i reformës në drejtësi. Procesi nis me Vetingun. Një ekip i Byrosë Federale të Hetimit të SHBA-së dhe një grup juristësh ndërkombëtarë të cilët mbërrijnë këtë javë në Tiranë, bëjnë përzgjehdjen finale të dhjetë prokurorëve. Procesi i mbledhjes së CV ka nisur prej disa javësh dhe është punuar nga disa ekspertë ndërkombëtarë të SHBA e vendeve të BE-së, të cilë do të jenë pjesë e Operacionit Ndërkombëtarë të Monitorimit.

Ekipi i Byrosë federale të hetimit në SHBA, do të bëjë përzgjedhjen e personave nga këto të dhëna që janë mbledhur deri tani. Dhjetë prokurorët specialë Janë përzgjedhur tashmë emrat e rreth 30 prokurorëve nga të cilët do të përzgjidhen dhjetë prej tyre si prokurorrëv special. Në fundin e shtatorit dhjetë prokurorët e përzgjedhur do të nisen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tu trajnuar për kryerjen e procesit të Vetingut.

Në kushte special trajtimi por me një kusht që e gjithë privatësia e tyre të jetë rreptësisht e kontrolluar, dhjetë prokurorët do të jenë ata që do të kryejnë pastrimin e plotë të sistemit të drejtësisë. Padyshim që gjatë gjithë procesit do të jenë duke u asistuar nga ekspertët ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtarë të Monitorimit. Këta të fundit do të kryejnë punën kryesorë në proces. Burime thanë se një ndër emrat e përmendur si pjesë e mundëshme e dhjetshes së prokurorëve është edhe prokurori, Dritan Rreshka.

Prej disa vitesh rreshka është Ekspert i Shkollës së Magjistraturës për trajnimin vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve për çështjet e që lidhen me pastrimin e parave. Është çertifikuar nga NITA (National Institute of Trial Advocacy – US Department of Justice) si Trajner për aftësitë e Prezantimit të çështjes në Gjyq duke marre pjesë me cilësinë e ekspertes në trajnimin e studentëve magjistrat përsa i përket kësaj fushe. Ka kontribuar në hartimin e teksit “Manual për hetimin e krimit financiar” botuar në vitin 2010 me mbështetjen e projektit OPDAT, Departamenti i Drejtësisë Amerikane. Të tjerë prokuror që kanë cv të përafërta me Rreshkën do të jenë pjesë e dhjetshes së heronjve që do të pastrojnë sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Ish-aleati i Ramës "zbulon" kush e ka bllokuar ekonominë/SHBA-BE nuk lëshojnë pe!

Sipas parashikimeve, në fundin e nëntorit pritet të ketë rezultatet e para të procesit të Vetingut në radhët e gjyqsorit. Ndërkohë që pastrohet nga të korruptuarit, sistemi do të ngrihet me të përzgjedhur të tjerë që pritet të jenë të rinj e ndoshta me pak përvojë në sistemin e drejtësisë. Të gjithë ata që do të përzgjidhen për tu bërë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë në Shqipëri do të kenë mundësi të tranohen në SHBA dhe vendet e BE-së. Do të jetë kjo trupë e sistemit të drejtësisë që do të nisë më pas të pastrojë me thelem sistemin politik në Shqipëri.

Ka qënë pikërisht kjo lidhje mes sistemit të drejtësisë dhe atij të politikës, të lidhur në korrupsion që ka bërë të pamundur venbdosjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Në grupin e ekspertëve që do të kryejnë pastrimine sistemit të drejtësisë por edhe atij të politikës, janë të përjashtuar ata gjyqtarë e prokurori që kanë përvojë në system gjatë regjimit komunist.

Por procesi në fakt ka nisur muaj më parë. Ekspertët e BE-së dhe SHBA-së të cilët janë angazhuar në procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri kanë tashmë në dorë dosje të gjyqatrëve e prokurororëve të korruptuar por edhe të p[olitikanëve të korruptuar. Dosjet që janë në dorën e tyre do të jenë puna e parë që do të shqyrtojë dhjetshja e prokurorrëve special të Veingut./27.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Nga Donald Lu/Qeveria e Shqipërisë t’i shpallë luftë krimit të organizuar

LEXO EDHE:  Nga Donald Lu/Qeveria e Shqipërisë t’i shpallë luftë krimit të organizuar

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Çadra e dytë e opozitës para portës së Drejtësisë

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës sulmon qeverinë/ Po kap sistemin e drejtësisë, ja provat

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: