Connect with Us

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë/ Tre të vdekur, mes tyre dy fëmijë të mitur

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë/ Tre të vdekur, mes tyre dy fëmijë të mitur

Publikuar

-

Tre persona, një grua dhe dy fëmijë kanë mbetur të vdekur dhe 9 janë të plagosur, mes tyre 3 në gjendje të rëndë, nga të cilët 2 fëmijë nga një aksident në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë.

Viktimat janë efektivja e policisë Albana Hasanaj 38-vjeçe, Luan Hasanaj 18-muaj dhe Dorjen Dedja 2 vjeç.

Ndërsa me helikopter në Tiranë janë transportuar të plagosurit  Leombra Hasanaj, Ened Gjyli dhe Irfan Hasanaj.

Në Tiranë me ambulancë po transportohen 5 të plagosur Hasan Dedja, Genci Sherifi, Kejdi Gjyli, Entel Gjyli dhe Pajtesa Hasanaj.

Ndërsa në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën ndodhet Aida Hasanaj.

Në mjetin tip ‘Nisan’ po udhëtonin Irfan Hysenaj, që është transportuar në Tiranë në gjendje të rëndë dhe fëmija Dorjen Dedja 2 vjeç, që humbi jetën.

Ndërsa në furgonin e drejtuar nga Hasan Dedja, po udhëtonin 10 persona, efektivja e policisë Albana Hasanaj 38-vjeçe dhe Luan Hasanaj 18-muaj që humbën jetën dhe 8 personat e tjerë të plagosur, të gjithë të afërm.

Ngjarja ka ndodhur në kthesën e fshatit Mashkullorë në orën 14:00, rreth 4 km në veri të qytetit të Gjirokastrës. Dy automjetet, janë përplasur shumë fort me njëra-tjetrën aq sa ka shkaktuar vdekjen e tre personave dhe lëndimin e 9 të tjerëve. Makina tip furgon gri me targa AA760LI, vinte nga jugu, ndërsa automjeti tjetër tip Nissan me targa greke ZH75095 nga veriu në drejtim të jugut.

LEXO EDHE:  Tjetër aksident në punë/ Plagoset 49 vjeçari në Durrës

Mësohet se në furgonin gri, udhëtonin 10 persona, 2 prej të cilëve humbën jetën ndërsa në automjetin me targa greke, udhëtonin 2 persona, shoferi dhe një fëmijë 2-vjeç, që humbi jetën.

Viktima Albana Hasanaj, punonjëse e policisë në Drejtorinë e Përgjithshme, po udhëtonte në furgon së bashku me burrin e saj, Hasan Dedja ish- Drejtor i Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, i liruar nga detyra. Ishte pikërisht burri i viktimës, Hasan Dedja që po drejtonte furgonin, ndërsa Albana Hasanaj ishte në vendin e parë dhe përplasja ka rezultuar fatale.

9 të lënduarit, janë transportuar fillimisht me urgjencë për në Spitalin e Gjirokastrës, nga të cilët 3 u transportuan me helikopter në Tiranë, 5 po transportohen me ambulancë dhe një është jashtë rrezikut në Gjirokastër. /citynews/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruajnë memorandum

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Vitore Tusha, nënshkruan, sot, një memorandum mirëkuptimi për të forcuar bashkëpunimin për përmirësimin e kapaciteteve të Gjykatës në përmbushjen e detyrave të saj në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Ky është një moment i rëndësishëm, pasi finalizojmë një bashkëpunim të Gjykatës Kushtetuese me Prezencën, që ka nisur prej disa kohësh, udhëhequr nga qëllimi i përbashkët për të forcuar ndërtimin e shtetit të së drejtës, për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe në respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ky memorandum shërben për forcimin e kapaciteteve të Gjykatës Kushtetuese me qëllimin final respektimin e misionit të Gjykatës Kushtetuese: garantimin e epërsisë së Kushtetutës në vendin tonë”, tha Tusha në ceremoninë e nënshkrimit.

Del Monaco tha se nënshkrimi i memorandumit është dëshmi e vijimësisë së bashkëpunimit afatgjatë mes Gjykatës Kushtetuese dhe Prezencës. Ai shtoi se partneriteti me Gjykatën Kushtetuese është përparësi e Prezencës, për shkak të rolit specifik dhe thelbësor që luan Gjykata Kushtetuese në sistemin ligjor të Shqipërisë për promovimin e plotë të shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut. “Prezenca është aty ku është zemra e shqiptarëve dhe shqiptarët po ndjekin me shumë vëmendje e respekt veprimtaritë e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, ne punojmë së bashku për funksionimin dhe efikasitetin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Del Monaco.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi në Lushnje/ Bashkë me Vasilin dhe Luan Ramën do e çojmë deri në fund betejën me bandat

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Monika Kryemadhi  gjatë një takimi elektoral në qytetin e Lushnjës është shprehur se duke pasur në krah Petrit Vasilin, Luan Ramën do ta cojë deri në fund betejën me bandit.

Më tej, Kryemadhi u shpreh se qytetarët nuk duhet të thërrasin më ‘Rama ik’ pasi sipas saj, ai tashmë ka ikur.

“Me Petrit Vasilin, Luan Ramën, me Kejdën, me të gjithë burrat dhe gratë e LSI, do e çojmë deri në fund betejën tonë përballë bandave.

Do e çojmë betejën tonë përballë bandave dhe sporteleve të Edi Ramës që do të bëj Pazar jo vetëm me LSI, por me të ardhmen e shqiptarëve. Më 25 prill vota juaj do të jetë për numrin 6, sepse edhe zotit iu deshën 6 ditë për të krijuar botën, edhe numri 6 do të bëjë ndryshimin në Shqipëri dhe do të jetë e ardhmja, sepse është partia e të rejave dhe të rinjve.

Këto janë dy vitet e vështira për LSI, sepse morën vendimin që jemi parti me integritet dhe treguam që s’jemi partia e karrigeve, por e të rinjve dhe të rejave, nënave, fermerët. Jemi partia e djemve. Jemi partia e familjeve shqiptare, e të gjithë atyre që duan të sjellin ndryshimin më 25 prill. Mos thërrisni më ‘Rama ik’ se ai ka ikur. Ne kemi vetëm një qëllim. Nuk është të ndërrojmë një parti në pushtet, por të krijojmë vende të reja pune me pagë të mirëpaguara. Qëllimi ynë është që bizneset të lulëzojnë. Qëllimi ynë është që universiteti bujqësor të ketë përfaqësinë e vet këtu”, u shpreh Kryemadhi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha sulmon Ramën/ “Sado që e trash zërin është burracak”

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral në zonën e Paskuqanit u shpreh se për 8 vite ka dëgjuar për vujatjen e banorëve të kësaj zone.

Më tej, ai shtoi se kryeministri Edi Rama sado që e trash zërin ka frikë të përballet pasi sipas Bashës, ai është një burracak.

“Për 8 vite me radhë kam parë e kam dëgjuar për vuajtjet e dhimbjet e prindërve, për pamundësitë e fëmijëve të Paskuqanit. Kemi shkelur derë më derë, me një përpjekje mbinjerëzore për të mbajtur gjallë shpresën, për të mbajtur këtu fëmijët tanë. 8 vite të gjata, dimri më i gjatë që ka kaluar Shqipëria.

Sado që e trashë zërin, ai është një burracak, që nuk e ka mbajtur premtimin e tij dhe ka frikë të përballet. Ka frikë të përballet me banorët e Paskuqanit, të Gjirokastrës, Durrësit, me nënat shqiptare. 25 prilli është dita për ta bërë ndryshimin realitet me votën tuaj. Ne do iu hapim rrugën drejt BE. Vota për ndryshim na bashkon të gjithëve si asnjëherë më parë, demokratë dhe socialistë”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE