Connect with Us

Sulmet në Mynih/ Humb jetën shqiptari i tretë

Aktualitet

Sulmet në Mynih/ Humb jetën shqiptari i tretë

Publikuar

-

Shkon në 3 numri i shtetasve me origjinë shqiptare që humbën jetën ditën e djeshme pas një sulmi terrorist në Mynih të Gjermanisë.

Viktima e tretë është Dijamant Zabërxha nga Vushtria e Kosovës. Lajmin për humbjen e tij e ka dhënë kushëriri i tij, i cili shkruan në rrhetet sociale:

“Me pikëllim të thellë njoftoj familjarët, shokët, farefisin se djali i axhës tim Dijamant Zabërxha 21 Vjeçar u vra dje nëMinhen nga dora terroriste! O Zot na ndihmo”, ka shkruar në profilin e tij Baton Zabërgja.

Lajmi ende nuk eshte konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet gjermane.

LEXO EDHE:  Detaje të reja rreth autorit të sulmit në Mynih

Deri tani, jozyrtarisht flitet për tre viktima shqiptare: Sabina Sulaj dhe Armela Segashi dhe Dijamant Zabërgja.  Emrat e tre viktimave ende janë të pakonfirmuar nga organet policore gjermane dhe përfaqësuesit e Kosovës në Munih të Gjermanisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U infektua me koronavirus/ Pas humbjes së babait, ndërron jetë dhe punonjësi i policisë në Infektiv

Publikuar

-

Nga

U infektua me koronavirus/ Pas humbjes së babait, ndërron jetë dhe punonjësi i policisë

Një punonjës i policisë së shtetit, Ilir Nerguti ka ndërruar jetë sot në mëngjes te Spitali Infektiv pasi ishte infektuar me koronavirus.

Ilir Nerguti punonte në Policinë e Shtetit në drejtorinë e policisë së Tiranës, ndërsa ishte i shtruar prej 3 javësh në Spitalin Infektiv.



15 ditë me parë, po në Spitalin Infektiv, ndërroi jete nga Covid edhe babai i tij i moshuar, në moshën 82-vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncimi i CNA.al për rrugën Milot-Fier/ Basha: Tender me 5-fishin e çmimit

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja në SHBA/ Basha: Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë Serbisë

Në fillim të korrikut 2020, CNA.al denoncoi aferën për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Fier.

Ministrja e Infrastukturës Belinda Balluku ka thënë dhe vlerën e cila është 1.2 miliardë euro dhe ka shpallur publikisht garën ndërkombëtare, ndërsa CNA.al zbuloi se fituesi ishte i paravendosur dhe do të jetë një kompani greke.

Për këtë denoncim reagoi sot kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha.



Kreu i opozitës tha në emisonin “Opinion” se qeveria nuk e kishte mendjen të investojë në shëndetësisë gjatë pandemisë, por e kishte mendjen të bënte tendera 1.2 miliard euro.

LEXO EDHE:  PROFIL/ Kush është autori i masakrës në Mynih

LEXO EDHE:  Kanabisi/ Një kurë efektive mjekësore, apo një “ilaç” i mbivlerësuar?

“Nëse qeveria e ka ndërmend të bëjë tendera 1.2 miliard euro nuk ka ndërmend të investojë në shëndetësi, nëse bën tendera me 5-fishin e çmimit. E ke parë raportin e Global World. Çfarë thotë?

Thotë që 300 milion euro në vit janë abuzime me tenderat. Çfarë do të thotë kjo me fjalë tjera? Që për çdo 1 mijë lekë tenderim, 500 lekë i fusin në xhep zyrtarët e shtetit. Kjo qeveri e ka mendjen të vjedhë”, theksoi Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“A do jetë Berisha në listë për deputet?”/ Përgjigjet Basha

Publikuar

-

Nga

“A do jetë Berisha në listë për deputet?”/ Përgjigjet Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur sot në studion e “Opinion” për listat e deputetëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa është pyetur nëse ish kryemistri Sali Berisha do të jetë në listë për deputet, Basha tha “Po”.

Lidhur me qytetin se ku do të kandidojë Berisha, kreu i PD, u shpreh se Berisha do të jetë ku të dojë vetë Berisha.

A do jetë Berisha në listë për president dhe në cilin qytet?



-Po do të jetë, në cilin qytet të dojë ai.

LEXO EDHE:  Masakra në Mynih/ Sfida e politikës, të ruajë unitetin e shoqërisë!

LEXO EDHE:  Mynih/ Të paktën 8 të vdekur, agresorët në arrati (VIDEO)

Ndërkohë i pyetur për hapjen e partisë, Basha pranoi se ajo është e hapur edhe për zërat kritikë, ndërsa pohoi që ky fakt tashmë është vërtetuar.

Gjatë intervistës, kryetari i PD mohoi çdo mundësi për krijimin e një qeverie së bashku me PS.

“Është e paimagjinueshme që PD të bëhet fasadë e një rilindjeje e cila përbën një rrezik jetik për PS. Partia Socialiste e  ka jetike të dali në opozitë dhe të distancohet nga krimi”, tha Basha. /CNA.al

LEXO TE PLOTE