LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas miratimit të reformës/FBI dhe një ekip juristësh ndërkombëtarë zbarkojnë në Tiranë

23 Korrik 2016, 15:41, Aktualitet CNA

Javën e ardhshme pritet që në Tiranë të zbarkojë një ekip i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe një ekip juristësh ndërkombëtarë që do të nisin punën për mbledhjen e dosjeve dhe të të dhënave përsa i takon procesit të Vettingut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Pas miratimit të ndryshimeve Kushtetuese, të cilat tashmë presin dekretimin nga ana e Presidentit të Republikës, institucionet  e para që do të nisin punën janë Byroja Kombëtare e Hetimit apo siç emërtohet Njësia Speciale Anti-korrupsion, si dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur prej disa muajsh mbledhjen e CV-ve për punonjësit e rinj dhe procesi pritet të jetë gati në vjeshtën e këtij viti, ku dhe do të kryhen hetimet e para.

I gjithë buxheti i Byrosë së Hetimit do të ofrohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht Departamenti i Shtetit.  Mësohet se godina e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të jetë në një objekt të ushtrisë shqiptare në periferi të kryeqytetit.

Qeveria e ka thuajse gati dhe tani po futen në brendësi të saj pajisje nga më modernet që do të përdoren për hetimin e zyrtarëve të korruptuar.

Në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk do të rekrutohen persona që ka punuar në organet policore gjatë periudhës së diktaturës komuniste, që nuk ka qenë asnjë herë agjent apo rezident i shërbimit sekret shqiptar, por edhe të ndonjë shërbimi fqinj, ndërsa kriteri i moshës është 30-45 vjeç.

Pjesa më e madhe e agjentëve të BKH-së do të jenë specialist IT dhe financierë, të cilët do të trajnohen në përdorimin e armëve të zjarit si dhe për metoda policimi.

Në fakt, një pjesë e kandidatëve që pritet të pranohen në këtë institucion tashmë kanë filluar trajnimin në Akademinë e Policisë në Sauk, në të cilën po shkollohen nga një ekip i specializuar amerikan. /citynews/

Lajmet e fundit nga