LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masakra në Gjermani/ Mes të plagosurve edhe një shqiptare

23 Korrik 2016, 17:14, Aktualitet CNA

Lajmi për tre kosovarët të cilët u vranë të premten në Mynih gjatë aktit terrorist është konfirmuar edhe nga policia e gjermane.

Kështu bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës e cila thotë të jetë njoftuar zyrtarisht se tre prej të vrarëve në Munih janë edhe kosovarët Armela Segashi, Dijamant Zabërgja si dhe shqiptarja Sabina Sulaj e cila është në identifikim e sipër.

Ndërkohë edhe një kosovare, Lumnije Azemi, është në mesin e të plagosurve.

?Përfaqësuesit e policisë gjermane, përmes komunikimit zyrtar me autoritetet e shërbimit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës në Munih, kanë njoftuar se në mesin e të plagosurve janë edhe tre shtetas tjerë sipas tyre aktualisht me status të panjohur të shtetësisë, Mirsad Jovanivic dhe Benet Adili, kurse Lumnije Azemi e datëlindjes 20.04.1972 është shtetase e Kosovës?, thuhet në njoftim, transmeton KP.

MPJ thotë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane për të siguruar më shumë informacione lidhur më shtetësinë e qytetarëve të lënduar.

Lajmet e fundit nga