LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konçensioni i rrugës së Kombit/Gjergj Meta: Po penalizohen të varfërit

23 Korrik 2016, 12:38, Aktualitet CNA

Dom Gjergj Meta përmes një reagimi në rrjetet sociale e cilëson të dëmshëm për qytetarët e thjeshtë dhënien me konçension të rrugës së Kombit. Ai shprehet se ky vendim do të penalizojë qytetarët e thjeshtë, të cilët do t?i duhet të paguajnë më shumë për biletën e furgonit apo autobuzit, apo edhe për rritjen e çmimit të produkteve që shiten, e kështu me rradhë.

?Ky koncesion do të thotë rritje e çmimit të biletës për udhetarët e shkrete, për furgonat e autobuzat. Po ashtu për biznesin e mesëm dhe të vogël do të thotë rritje të produkteve që shiten e kështu përsëri qytetarët që blejnë penalizohen.

Kjo rrugë duhet t’i mbetet shtetit edhe për shumë vite, derisa të krijohet një mirëqënie relative sidomos për fshtarat e varfër të verilindjes që e shohin rrugën e kombit si një dalje të rëndësishme. Une them që kjo është e padrejtë dhe penalizon qytetarët e thjeshtë dhe të varfërit, sepse Rruga e Kombit kalon në një ndër zonat më të varfëra të Shqipërisë.

Po ashtu edhe kosovarët që vijnë në Shqipëri do të penalizohen nga kjo gjë sidomos ata që kanë lidhje të përditshme apo të përjavshme me Shqipërinë. Ndoshta ka më eskpertë se unë dhe ma hedhin poshtë këtë që po them.

Të mos flasim pastaj për cilësinë e koncesionit se si do të jetë në mirëmbajtjen e rrugës e cila sigurisht do të ketë nevojë të monitorohet mirë shumë mirë. Nëse nuk mund ta quajmë vjedhje, sepse ndoshta procedurat janë bërë në rregull, unë me plot gojën e quaj një atentat ndaj qytetarit me nivel ekonomik të ulët dhe të mesëm?, shkruan Dom Gjergj Meta në një reagim në rrjetet sociale. /citynews/

Lajmet e fundit nga