Connect with Us

Koalicion PD-LSI?/ Arben Ristani: S’ka aleancë, LSI përgjegjëse sa PS për gjendjen e vendit

Aktualitet

Koalicion PD-LSI?/ Arben Ristani: S’ka aleancë, LSI përgjegjëse sa PS për gjendjen e vendit

Publikuar

-

Sekretari përgjithshëm i PD, Arben Ristani hodhi poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me partinë e dytë në koalicionin qeveritar, duke njoftuar se qëllimi i opozitës mbeten zgjedhjet e parakohshme.

Gjatë një interviste për Ora News, Ristani theksoi se LSI është po aq përgjegjëse sa PS për gjendjen e vendit.

Nuk mund të ketë një aleancë me dy partitë që janë në pushtet, ne jemi kundërshtarë të tyre dhe mendojmë se janë të dy përgjegjës për gjendjen e Shqipërisë dhe nuk mund të kemi një aleancë.”, tha ai

Ristani tha se beteja e radhës e opozitës do të jenë zgjedhjet e parakohshme, proces që sipas tij do të përgatitet nga një qeveri teknike.

Për PD, qeveria teknike është zgjidhja e vetme që ne në Shqipëri të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në rast se ne nuk arrijmë të shkojmë pa Ramën në zgjedhjet e ardhshme, garancia që do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme shkon drejt niveleve më të ulëta”, theksoi Ristani

LEXO EDHE:  Ristani: Aksion opozitar dhe qytetar kundër oligarkisë që qëndron mbi ligjin

Deklaratat publike të disa deputetëve demokratë se do të votojnë reformën në drejtësi pavarësisht vendimit të PD, Ristani i vlerësoi si shenjë e demokracisë së brendshme.

Së pari reforma të tilla po jo vetëm të tilla, por për cdo gjë që diskutohet në grupin e PD janë pjesë e punës. Nuk mund të jemi të gjithë në një mendje dhe kjo është fare normale”, përfundoi Ristani

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tabaku publikon raportin e ‘Moody’s’/ Qeveria pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit

Publikuar

-

Nga

Tabaku publikon raportin e ‘Moody’s’/ Qeveria pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar raportin e agjencisë prestigjioze Moody’s Investors Service ku analizon ekonominë e Shqipërisë.

Tabaku akuzon qeverinë si përgjegjësja kryesore për krizën ekonomike në të cilën ndodhet vendi.

Sipas Tabakut, në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar, dhe se i kushtohet vëmendje edhe “borxhit të lartë.

“Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vënë gishtin sërish në plagët e ekonomisë shqiptare dhe kanë folur më haptas se kurrë për shkaqet dhe shkaktarët e krizës së thellë ekonomike në Shqipëri.

Në raportin e fundit të agjensisë prestigjioze Moody’s raportohet se është qeveria shqiptare pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit. Ekonomia shqiptare konsiderohet me risqe të larta. Në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar. Vëmendje të veçantë kanë tërhequr edhe borxhi i lartë dhe PPP-të të cilat shndërruar në bomba me sahat për vendin.

Kjo qeveri punon për një pakicë dhe kundër interesave të shumicës së shqiptarëve. Ajo është shndërruar në pengesë për zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit.

LEXO EDHE:  Ristani: Rama fshehu kërkesën belge për Mark Frrokun

LEXO EDHE:  Ristani: Protesta për të mos e lënë vendin në diktaturë

Ky kryeministër dhe një grusht përfituesish rreth tij që e çuan vendin në këtë krizë të thellë për qytetarët dhe biznesin, nuk e duan ndryshimin dhe po orvaten me çdo mjet për të ndalur zgjidhjen.

Ata kanë ndërtuar një sistem që çdo ditë madje edhe gjatë karantinës vodhën parátë nga xhepat e shqiptarëve dhe u sollën si banda me biznesin e ndershëm, ndërkohë që duan të amnistojnë paratë e krimit.

Këto janë përpëlitjet e fundit të një kryeministri dhe një qeverie në ikje. Ne nuk do të lejojmë që ekonomia të rrënohet në mënyrë të pakthyeshme dhe që Shqipërisë ti nxihet faqja në çdo raport ndërkombëtar. Rrotacioni është zgjidhja dhe ndryshimi që po vjen është i pandalshëm. Ekonomia shqiptare do të çlirohet nga ky makth. Shqiptarët meritojnë më mirë!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Gjirokastër/ Fouristrada përmbyset në mes të rrugës

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Gjirokastër/ Fouristrada përmbyset në mes të rrugës

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Gjirokastër pranë fshatit Lazarat.

Mësohet se një fuoristradë tip “Suzuki” ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar prej këtij aksidenti.

Ndërkaq, policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Fortlumturia e tij Kryepeshkopi Anastas Janullatos/ Shndërrimi i Shën Sofisë në xhami, veprim tragjik edhe mëkat

Publikuar

-

Nga

Kryepeshkopi Janullatos/ Shndërrimi i Shën Sofisë në xhami, veprim tragjik edhe mëkat

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka reaguar lidhur me vendimin e Turqisë për të kthyer në xhami Kishën e Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofinë).

Sipas tij, kjo bën pjesë në ato veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe qytetërimeve.

“Ky vendim na kthen pas, në aspekte të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh rolin e praparojës së vonuar kulturore. Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE