LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtësia/Pesë hapat për implementimin e reformës dhe pastrimin e sistemit

23 Korrik 2016, 15:15, Aktualitet CNA

Kuvendi miratoi me konsensusin më të madh të mundshëm ndryshimet kushtetuese, që i çelin rrugën reformimit të drejtësisë, ndërsa të hënën pritet që të miratohen edhe draftet ligjore që mundësojnë implementimin e reformës. Ndryshimet Kushtetuese përcaktojnë ngritjen e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, të cilat duket se do të bëjnë dallimin mes sistemit aktual dhe atij të ri, që pritet të hyjë në fuqi, dy javë pasi Kreu i Shtetit të dekretojë ndryshimet Kushtetuese, por edhe paketën ligjore në kuadër të reformës në drejtësi. Por cilat janë hapat që do të ndiqen deri në implementimin e Reformës në Drejtësi?

Hapi I

Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Presidentit të Republikës të dekretojë ndryshimet Kushtetuese. Presidenti ka në dispozicion 20 ditë për tu shprehur, dhe në bazë të nenit 177 të Kushtetutës, parashikohet që ai nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës. Në këto kushte parashikohet që afati maksimal kur Presidenti të shprehet është data 12-15 Gusht.  Më pas, hyrja në fuqi bëhet 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, që do të thotë që në ditët e fundit të muajit Gusht, ato hyjnë në fuqi.

Hapi II

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, është institucioni i parë që ngrihet në bazë të Kushtetutës së re. Nisja e procedurave për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED),  duhet të bëhet brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së re. Institucioni i Presidentit organizon procedurën e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të këtij Këshilli. Ky institucion do të përbëhet nga 9 anëtarë të cilët zgjidhen me short, 2 anëtarë nga trupa e Gjykatës Kushtetuese, 1 nga trupa e Gjykatës së Lartë, 1 prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 prokurorë nga trupa e Gjykatave të Apelit, 2 gjyqtarë nga Gjykatat e Apelit dhe 1 gjyqtar përzgjidhet me short nga Gjykatat Administrative. Në këto kushte në fillim të shtatorit do të jetë zgjedhur trupa  prej 9 anëtarësh e Këshillit të Emërimeve.

Hapi III

Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor parashikohen në Kushtetutë si detyrim për tu ngritur brenda 8 muajve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese. Kjo do të thotë se brenda Pranverës së 2017-ës, këto dy institucione duhet të ngrihen dhe të nisin nga funksionimi. Inspektorati i Lartë i Drejtësi duhet të ngrihet brenda 6 muajsh nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese.

Ndërkohë që institucionet ekzistuese do të vijojnë të jenë në punë për sa kohë nuk janë krijuar ende institucionet e reja që do të ushtrojnë funksionet respective, në mënyrë që mos ketë vakuum institucional. Presidenti i Republikës vazhdon të qëndrojë Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Me krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Presidenti emëron gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, sipas të Kushtetutës. Presidenti plotëson vakancën e parë në Gjykatën Kushtetuese.

Hapi IV

Pas ngritjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të nisin procedurat për funksionimin e procesit të Vettingut me ngritjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Por për nisjen e këtij procesi themelor për reformën në drejtësi, duhet që të miratohen patjetër 7 ligje prioritare që bëjnë të mundur zbatimin e Kushtetutës. Ky proces pritet të nisë në muajin shtator me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Hapi V

Roli i ndërkombëtarëve është përcaktues në procesin e hetimit dhe vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ata do të jenë të pranishëm në njësinë kushtetuese të njohur si Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. ONM shikon të gjitha kërkesat ku ato ?hapen?, merr kopje te tyre. ONM përpilon ?listën e zezë? (ose ndryshe mund të quhet ?lista jo kualifikuese?). ONM paraqet arsyetimin për listën.

Komisioni i përbërë nga 6 anëtarë kontrollon të tre listat e aplikantëve për Kolegjin e Apelimit: Për ?listën e zezë? ? mund të vendosin me shumicë prej 5 votash nga 6, për të ?përfshirë? një kandidat në ?listën e bardhë?.

Për ?listën e gjelbër?- mund të vendosin se një kandidat i cili është klasifikuar gabimisht në ?listën e gjelbër? mund të përfshihet në ?listën e bardhë? (pasi përmbush kriteret); vendimi merret me shumicën 4 nga 6; Si rezultat, krijohet një listë e konsoliduar për kandidatët e Kolegjit të Apelimit. Komisioni i përbërë nga 12 anëtarë kontrollon të tre listat e aplikantëve për në Komisionin e Pavarur dhe tre listat e aplikanteve për Komisionerët Publik.

Për ?listën e zezë? ? mund të vendosin me shumicë prej 9 votash nga 12, për të ?përfshirë? një kandidat në ?listën e bardhë?.  Për ?listën e gjelbër?- mund të vendosin se një kandidat i cili është klasifikuar gabimisht në ?listën e gjelbër? mund të përfshihet në ?listën e bardhë? (pasi përmbush kriteret); vendimi merret me shumicën 8 nga 12. Si rezultat, krijohet një listë e konsoliduar për kandidatët e Komisionit të Pavarur dhe Komisionerët Publik. /citynews/

Lajmet e fundit nga