Connect with Us

VIDEO/ Dhjetra të vrarë nga të shtënat me armë në Gjermani

Aktualitet

VIDEO/ Dhjetra të vrarë nga të shtënat me armë në Gjermani

Publikuar

-

Disa njerëz janë vrarë nga të shtënat në një qendër tregtare në qytetin gjerman të Mynihut, tha policia.

Policia iu ka bërë apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin daljen në rrugë.

Disa njerëz janë të plagosur në qendrën tregtare në lagjen veri-perëndimore Moosach. Mediat e huaja raportojnë për një autor të sulmeve, ndërsa shtohet se disa punonjës e kanë të pamundur për t’u larguar nga ndërtesa.

Nuk ka asnjë informacion në lidhje me një motiv të mundshëm për sulmin. Autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e sulmeve të mëtejshme./citynews

LEXO EDHE:  Tunizi/Një nga agresorët e muzeut, i njohur për policinë

https://youtu.be/3691IxTkO6I

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

U takua me kardinalin e infektuar/ Papa Françesku i nënshtrohet testit të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

U takua me kardinalin e infektuar/ Papa Françesku i nënshtrohet testit të koronavirusit

Papa Françesku i është nënshtruar testit për koronavirus.

Bëhet me dije se shkak për testimin e Papës u bë pasi kardinali Luis Tagle me të cilin Papa ishte takuar më 29 gusht në Vatikan, rezultoi pozitiv me Covid-19.

Sipas mediave italiane, testi i tij doli negativ, ndërsa kardinali i infektuar që u takua me Papën ndodhet i zoluar në Filipine.



Papa është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë simptomë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lajm i hidhur/ Ndërron jetë nga koronavirusi historiani i njohur

Publikuar

-

Nga

Lajm i hidhur/ Humb jetën pedagogu i njohur nga koronavirusi

Historiani i njohur Llambro Filo ka ndërruar jetë ditën e sotme nga koronavirusi.

Filo ka humbur betejën me virusin e padukshëm në moshën 78-vjeçare pas dy javësh që ishte shtruar në spital.

Historiani është autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin parauniversitar, si dhe ishte pedagog në Universitetin e Tiranës

Dyshohet se ai u infektua gjatë pushimeve verore dhe që prej asaj kohe ka pasur temperaturë të lartë dhe dhimbje gjoksi.



Për humbjen e tij ka reaguar edhe profesoresha e historisë, Valentina Duka, e cila i shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Gjermania ultimatum Kosovës/ Anullo ose pezulloni tarifën ndaj mallrave serbe

LEXO EDHE:  "E mbështet Soros"/ Kryemadhi sulmon për herë të parë Erion Veliajn

“Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veterane, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës. Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mesimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët.

Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!”, shkruan Duka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas për vdekje motoristin/ Pranga 58-vjeçarit

Publikuar

-

Nga

Makina përplas për vdekje motoristin/ Pranga 58-vjeçarit

Një 58-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka aksidentuar për vdekje një person i cili udhëtonte me motor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:50 të natës tek rrethrrotullimi i Golemit.

Motoristi 32-vjeçar me iniciale E.K. u transportua në spital por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.



“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë për vepren penale ” Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” i shtetasit G.Z., 58 vjeç, pasi rreth orës 03:50 tek rrethrotullimi i Golemit ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin E.K., 32 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen” – njofton policia.

LEXO EDHE:  Tri dekadat e Murit që ndau botën

LEXO EDHE:  Sistemi shëndetësor i mbingarkuar/ Të infektuarit me Covid-19 në Itali nisen drejt Gjermanisë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE