Connect with Us

“Stalini” brenda Erdoganit, tashmë është zgjidhur nga zinxhirët/Nga David L. Phillips*

Bota

“Stalini” brenda Erdoganit, tashmë është zgjidhur nga zinxhirët/Nga David L. Phillips*

Publikuar

-

Pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti javën e kaluar, Erdogan paralajmëroi se: “Ky veprim është tradhëti dhe ata do të paguajnë për këtë tradhëti”.

“Kjo është një mirësi e madhe nga Zoti. Pse? Sepse do të na mundësojë që të pastrojmë forcat e armatosura, të cilat duhet të jenë tërësisht të pastra”.

Erdogan tashmë e ka shndërruar Turqinë në një gulag gjigand.

Gjatë 5 ditëve të fundit, 50 mijë zyrtarë ushtarakë, policë, gjyqtarë, gazetarë, qeveritarë dhe nëpunësit civilë janë arrestuar, pezulluar, ose pushuar nga puna.

Njerëzit janë arrestuar dhe burgosur padrejtësisht dhe jo konform autoritetit ligjore. Madje nuk dihet as vendndodhja e tyre.

Çdo dekan universiteti, më shumë se 1500 të tillë, janë detyruar të japin dorëheqjen; ndërsa rreth 15 mijë mësues janë pezulluar nga puna.

Njerëzve u është ndaluar që të largohen jashtë vendit. Askush që ka një pasaportë zyrtare nuk mund të udhëtojë jashtë vendit. Punonjësve të institucioneve u duhet të marrin leje të veçantë për të udhëtuar jashtë shtetit.

Progresistët dhe “opozitarët” janë të rrezikuar. E kaluara e tyre po kontrollohet imtësisht dhe po hetohet për lidhje të mundshme me Fethullah Gylen, një predikues që jeton në Pensilvani dhe të cilin Erdogan e akuzon për komplotin e grushtit të shtetit.

Në horizont nuk duket asnjë zgjidhje. Ndërkohë Erdogani shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muajt e ardhshëm.

Administrata e Obamës me të drejtë dënoi grushtin e shtetit. Grushti i shtetit nga ushtria nuk është rruga e duhur drejt demokracisë. Tani zyrtarët amerikanë janë kundër spastrimeve në Turqi dhe kanë reaguar ndaj tyre. Megjithatë, duhet thënë që reagimet nuk kanë qenë të ashpra.

Ndërkohë Sekretari i Shtetit, John Kerry paralajmëroi se: “Nuk duhet të ketë spastrime arbitrare, nuk duhet të ketë sanksione penale jashtë kornizës së sundimit të ligjit dhe jashtë sistemit të drejtësisë. Kerry tha gjithashtu se NATO do të vlerësojë veprimet e Turqisë. “NATO ka gjithashtu një kërkesë në lidhje me respektimin e demokracisë”. Ai la të hapur mundësinë për rishikimin e anëtarësimit të Turqisë në NATO.

Kur Erdogani sugjeroi që Turqia mund të rivendoste dënimin me vdekje, i shfuqizuar në vitin 2004, Shefja e Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini, paralajmëroi se: “Asnjë vend nuk mund të jetë partner dhe aleat me ne nëse rikthen dhe njeh vendimin me vdekje. Ajo gjithashtu shtoi se “Bëjmë thirrje për respektim të plotë të rëndit kushtetues të Turqisë dhe ne… vëmë theksin në rëndësinë e sundimit të ligjit. Turqia duhet të ketë respect për demokracinë dhe të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”.

LEXO EDHE:  Pistoletë në kokë korrierit të drogës/ Zbardhen mesazhet e trafikantëve

Paralajmërimet e Mogherinit me sa duket ka rënë në vesh të shurdhër. Organizatorët e grushtit të shtetit po torturohen dhe pamjet e torturave po shfaqen në televizione. Erdogan kërcënoi se do të varë në litar të gjithë ata që janë të përfshirë në tentativën për grusht e shtetit. Një ushtari të ri iu pre koka dhe pamjet e ekzekutimit të tij u shfaqën në mediat sociale. Nuk dihet edhe sa të tjerë janë torturuar ose vrarë.

Fakti me i rëndësishëm:  Erdoganit nuk i bëhet vonë për çfarë është thënë.

Ekspozimi i korrupsionit Erdoganit është e vetmja mënyrë për të ndikuar në sjelljen e tij.

Reza Zarrab, një shtetas turko-iranian me lidhje të ngushta me Erdoganin, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit në maj. Prokurori i çështjes, Preet Bharara, premtoi se do të hetojë dhe do të bëjë publike mënyrën e pastrimit të parave dhe shitjet e arit nga Zarrab, të cilat shmangnin sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit.

Zarrab mund të dëshmojë kundër Erdogan, djalit të tij Bilalit dhe rrethit të ngushtë të Erdoganit. Prokurori i çështjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shpejtojë dhe të bëjë publike padinë ndaj Zarrab, si dhe të publikojë listën e përfituesve nga biznesi i tij i paligjshëm.

Pas publikimit të aktakuzës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të vendosin sanksione ndaj të gjithë personave të implikuar në këtë çështje. Ato duhet të ngrijnë pasuritë e tyre jashtë shtetit dhe të ndalojë udhëtimin e tyre dhe të familjarëve të tyre.

Historia na mëson se diktatorët injorojnë paralajmërimet jo kërcënuese. Hitleri dhe Musolini janë zgjedhur në mënyrë demokratike, ashtu sikundër Erdogan. Edhe ata ishin të pavëmendshëm ndaj presionit ndërkombëtar.

Paditë penale për korrupsion dhe disa sanksioneve të mirëmenduara janë të vetmet mjete në dispozicion për të lehtësuar pasojat e goditjeve gjithëpërfshirëse të Erdoganit.

*David L. Phillips është Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në universitetin e Columbia. Ai ka shërbyer si Këshilltar i Lartë dhe Ekspert i Punëve të Jashtme në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë administrative të presidentëve Klinton, Bush dhe Obama.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Masakra me 11 viktima në Gjermani/ Angela Merkel: Sulmi, i motivuar nga racizmi

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha të enjten se kishte gjurmë të shumta që dëshmojnë se sulmuesi që vrau nëntë persona një natë më parë në qytetin gjerman Hanau, ishte motivuar nga racizmi dhe ekstremizmi i krahut të djathtë, ndërsa theksoi se autoritetet do të bëjnë gjithë çfarë është e mundur për të sqaruar sulmin.

Një person i armatosur qëlloi natën e së mërkurës në dy bare ku shërbehet me nargjile në Hanau para se të kthehej në shtëpi dhe sipas policisë, të vriste veten.
Prokurorët federal morën përsipër hetimet për vrasjet në këtë qytet që ndodhet në lindje të Frankfurtit.

“Ka shumë shenja që sulmuesi ka vepruar me motive ekstremiste, raciste dhe nga urrejtja ndaj njerëzve me origjinë tjetër, fe ose paraqitje tjetër”, u tha zonja Merkel gazetarëve të enjten.
“Racizmi është helm, urrejtja është helm dhe ky helm ekziston në shoqëri dhe është shkaktar i shumë krimeve krime,” theksoi ajo.

LEXO EDHE:  Erdogan udhëton të enjten drejt Gjermanisë/ Zbardhet axhenda e takimeve

LEXO EDHE:  Pistoletë në kokë korrierit të drogës/ Zbardhen mesazhet e trafikantëve

Disa nga të vrarët janë me origjinë turke, tha zëdhënësi i presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin. “Presim që autoritetet gjermane të ndriçojnë këtë rast. Racizmi është kancer kolektiv”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Policia tha se sulmuesi besohet të ketë kryer vetëvrasje pasi është kthyer në apartamentin e tij ku është gjetur edhe trupi i pajetë i së ëmës./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Shpiku “cut, copy and paste”/ Ndërron jetë shkencëtari i madh

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare shkencëtari Larry Tesler i cili është i njohur për shpikjen e ‘copy and paste’.

Tesler lindi në vitin 1945 në Neë York dhe studioi shkenca kompjuterike në Stanford. Pasi punoi në kërkime për AI (Artificial intelligence), ai u bashkua me Qendrën Kërkimore Palo Alto (PARC) të Xerox në 1973, ku zhvilloi “Cut, copy dhe paste”.
Konceptet më vonë të cilat u bënë nga më të rëndësishmet për përdoruesit për redaktorët e tekstit dhe të gjithë sistemet operative të kompjuterit.

Tesler së bashku me bashkëthemeluesin e ‘Apple’, Steve Jobs e përdori shpikjet e tij për të zhvilluar më mirë idetë për produktet e Apple.
Tesler ishte gjithashtu themeluesi i konceptit të quajtur “modeless computing”, i cili është ideja që një program nuk duhet të ketë “mënyra” të ndryshme të inputit.

LEXO EDHE:  Pistoletë në kokë korrierit të drogës/ Zbardhen mesazhet e trafikantëve

LEXO EDHE:  Të falen përdhunuesit nëse martohen me viktimat/ Propozimi shkakton proteta në Turqi

Në 1980, Tesler u bashkua me Apple dhe punoi në kompani deri në 1997. Ai punoi në kompani të ndryshme duke përfshirë Macintosh, QuickTime, Lisa dhe tabletën Neëton. (Macintosh dhe Lisa ishin kompjuterët e parë personalë që popullarizuan operacionet e prerjes dhe kopjimit dhe ngjitjes.) Në 1993, ai u quajt shkencëtar kryesor.
Pas largimit nga Apple, Tesler punoi në Amazon, Yahoo dhe 23andMe.

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania ka nevojë për punëtorë/ Hap qendrën për njohjen e diplomave për të huajt

Publikuar

-

Nga

Gjermania ka nevojë për fuqi të huaj punëtore, ndaj qeveria po përshpejton procesin e ardhjes së ekspertëve të huaj. Në Bonn është hapur një shërbim i ri që do të koordinojë procesin e njohjes së diplomave.
Ekonomia gjermane varet nga fuqia e jashtme punëtore. Qeveria federale për këtë shkak ka nisur një program për sjelljen e fuqisë së huaj punëtore dhe ekspertëve nga vendet tjera në Gjermani, nën moton – „Make it in Germany“. Ky është prioriteti nacional. “Pa ekspertë të huaj nuk mund ta mbajmë mirëqenien e tanishme. Nuk është e mundur që të presin tepër gjatë këta njerëz, duhet të punojmë për mundësinë e ardhjes së tyre“, deklaroi ministri i Punës Hubertus Heil.

Enti gjerman për statistika pohon se numri i shtetasve të gatshëm për punë në Gjermani do të zvogëlohet deri në vitin 2035 për katër deri në gjashtë milionë punëtorë. Në shumë fusha ekonomike ka mungesë të fuqisë punëtore. Sipas të dhënave të Odës gjermane për Industri dhe Tregti (DIHK), madje 56 përqind të sipërmarrjeve mendojnë se mungesa e fuqisë punëtore është për momentin problemi më i madh i tyre.

Çdo e treta sipërmarrje gjermane në vitet e kaluara ka angazhuar fuqi punëtore nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian, respektivisht nga vendet e treta. Shumë sipërmarrje gjermane për shkak të mungesës së fuqisë punëtore nuk mund të pranojnë kërkesa të reja dhe janë duke përjetur dëme të mëdha financiare.

Vendi i migrantëve

Qeveria federale i ka kuptuar më në fund kërkesat e sipërmarrjeve dhe kohët e fundit është duke punuar intensivisht për krijimin e kushteve për ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e tjera. Pas një debati të gjerë është miratuar ligji për ardhjen e fuqisë punëtore dhe në këtë mënyrë qeveria ka pranuar se Gjermania është një vend i migrantëve – dhe ate gjashtë dekada pas valës së parë të ardhjes në këtë vend të gastarbeiterëve.
Qëllimi kryesor i këtij ligji është që të lehtësojë ardhjen e punëtorëve të huaj në tregun gjerman të punës – në të gjitha fushat ekonomike. „Në parim është tërësisht e njëjtë se kush nga cili vend vjen, më e rëndësishmja është që të dëshmojë se është i gatshëm të integrohet në këtë vend, e që do të bashkëpunojë dhe të jetë pjesë e kësaj shoqërie. Nuk është me rëndësi prejardhja e personit por vetëm dëshira për t’u integruar në shoqëri“, deklaroi ministrja federale për Arsim Anja Karliczek, në një deklaratë për Deutsche Wellen.

Të hënën e kaluar ajo së bashku me kolegun e saj, ministrin për Punë Hubertus Heil, ka hapur në Bon të Gjermanisë një Qendër për njohjen e kualifikimeve (ZSBA), të arritura në vendet e tjera. Shtypi gjerman njofton se në këtë vend do të koordinohen rreth 1400 shërbime të ndryshme, të cilat do të merren me njohjen e diplomave.

Procesi i njohjes së diplomave ka qenë deri tani tepër i komplikuar dhe ka zgjatur tepër kohë, shumë më gjatë se në vendet skandinave, SHBA apo Kanada dhe shumë vende të tjera. Gjermania nuk mund t’i lejojë vetes që këto procedura të vazhdojnë dhe që në këtë mënyrë të humbë ekspertët që do të vinin këtu. Ky shërbim ka filluar punën këtë muaj me shpresë se këto procedura do të korrigjohen.

Procedura më e thjeshtë dhe e shpejtë

LEXO EDHE:  Erdogan udhëton të enjten drejt Gjermanisë/ Zbardhet axhenda e takimeve

LEXO EDHE:  Vizita në Turqi/ Rama: Erdogani na vlerësoi për reformat dhe punën e policisë

Gjatë një vizite në këtë Qendër, Karliczek dhe Heil kanë demonstruar se si do të duhej të dukej kjo në jetën e përditshme. Personat që janë të interesuar për punë në Gjermani duhet fillimisht të kontaktojnë Qendrën ZSBA, e cila do t’ju ndihmojë në përgatitjen e dokumentacionit të plotë që nevojitet për njohjen e kualifikimeve. Zyra mund të këshillojë në forma të ndryshme: përmes chat, me postë elektronike apo dhe me telefon. Kërkesat e personave do të shpërndahen dhe dërgohen tek institucionet e duhura në nivelin e landeve.

Por ajo që në njërën anë ndihmon Gjermaninë (me rregullat e reja për ardhje në këtë vend), në anën tjetër krijon probleme të mëdha – nga juglindja e Evropës nuk po largohen vetëm kuadrot më të kualifikuara me diploma universitare, por edhe forca sanitare, automekanikë dhe punëtorë të tjerë. Nga Kroacia, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina largohen për në Gjermani rreth 100.000 persona.

A është qeveria gjermane e vetëdijshme se çfarë do të thotë kjo për tregun e punës në këto vende? Përgjigja e Heil ishte: “Ne kemi bërë disa marrëveshje bilaterale, për shembull që të mos tërheqim sanitarët nga vendet që kanë nevojë për këtë fuqi punëtore. Megjithatë mendoj se duhet të respektohet liria e lëvizjes dhe nga organizimi i mirë mund të përfitojnë të gjitha palët. Kjo në fund forcon edhe raportet mes vendeve tona”.
Mirë për Gjermaninë, keq për Ballkanin?

Më 1 mars të këtij viti në Gjermani futet në fuqi ligji i ri për ardhjen e fuqisë punëtore. Me këtë ligj duhet të lehtësohet ardhja e fuqisë punëtore, por edhe kërkimi i fuqisë së nevojshme për punë nga vendet që nuk janë anëtare të BE. Në të ardhmen nuk do të vlejnë më rregullat sipas së cilave përparësi u jepet personave nga vendet anëtare të BE. Një nga rajonet e synuara nga punëdhënësit gjermanë është Ballkani Perëndimor. Punëtorët nga këto rajone kanë një reputacion të mirë: „Në të kaluarën kemi pasur shumë kërkesa nga Ballkani Perëndimor, që është një prej rajoneve shumë të rëndësishme për ne. Atje kemi gjetur dhe gjejmë fuqi shumë të mirë, të kualifikuar dhe ekspertë, e atje kemi edhe shumë njerëz që zotërojnë gjuhën gjermane, që është një prej përparësive të mëdha për integrim të shpejtë në punë dhe shoqëri“, thotë për DW Torsten Rolfsmeier nga Enti federal për punësim.

Motivi për shkuarje në Gjermani nuk janë vetëm rrogat më të mira, por edhe korrupsioni, mungesa e perspektivës dhe mungesa e sundimit të ligjit në vendet prej nga vijnë ata. OSBE pohon se vetëm nga Serbia në periudhën prej vitit 2000 – 2015 janë larguar 650.000 persona – gati një e dhjeta e banorëve. Situata të ngjashme kemi edhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ndër ta janë shumë të rinj, me kualifikime të larta, pas të cilëve mbetet një boshllëk i madh në tregun e punës në këto vende dhe forcohet problemi i lëvizjeve demografike. Nga ana tjetër këta persona dërgojnë remitenca në vendin e origjinës dhe kështu ndihmojnë në ruajtjen e qetësisë sociale në këto vende./DW

LEXO TE PLOTE