Connect with Us

Mynih/ Të paktën 8 të vdekur, agresorët në arrati (VIDEO)

Aktualitet

Mynih/ Të paktën 8 të vdekur, agresorët në arrati (VIDEO)

Publikuar

-

Të paktën 8 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur, pas asaj që policia gjermane e ka përshkruar si “një sulm të mundshëm terrorist” në qendrën tregtare “Olympia-Einkaufszentrum”, në Mynih të Gjermanisë. Aktualisht policia është në ndjekje të agresorëve, ndërkohë që numri i viktimave është konfirmuar nga Policia e Mynihut.

Policia bavareze bëri të ditur se dëshmitarë kanë informuar përmes telefonit se kanë parë 3 agresorë të armatosur në rrugët përreth vendngjarjes, të cilët iu drejtuan fillimisht qendrës tregtare e më pas janë larguar për nga stacioni i metrosë. Ata janë ende në arrati, ndërsa ka raportime se njëri prej tyre është vetëvrarë, por asnjë konfirmim zyrtar nga policia.

Zëdhënësja e policisë, Claudia Kunzel tha se “i gjithë stafi policor” është në gatishmëri dhe po përgjigjet ndaj situatës së rëndë. Të shtënat nisën rreth orës 18 të pasdites së sotme në restorantin “McDonald” që ndodhet në qendrën tregtare. Një tjetër zëdhënës i policisë së Mynihut e ka përshkruar incidentin si “një sulm të mundshëm terrorist”, teksa fliste për një radio gjermane.

Presidenti amerikan Barack Obama ka folur shkurtimisht për ngjarjen në Gjermani, e më pas ofroi ngushëllimet e tij për viktimat e mundshëm si dhe u angazhua për mbështetje ndaj Gjermanisë, në atë që ai e përshkroi si një prej aleatëve më të afërt të Amerikës.

Ndërkohë, sipas medias lokale “Muencher Abendzeitung” bëhet fjalë për rreth 15 të vrarë në qendrën tregtare, ndërsa kanali televiziv “German NTV” bën të ditur se viktimat janë 10.

Policia tha më herët se ishin duke u përballur me një situatë “të shtënash të tërbuara”. Raportime të tjera flasin se të shtëna janë dëgjuar edhe në sheshin “Karslplatz” në qendër të Mynihut, por këto nuk janë konfirmuar ende nga policia. Të gjithë drejtuesit e taksive janë këshilluar të shmangin zonën e sheshit “Karlsplatz”. Policia beson se agresorët janë “disa”, sipas asaj që raporton “Die Welt”.

LEXO EDHE:  Gjermani/ Pak frikë nga koronavirusi

Faktin për disa viktima në qendrën tregtare është konfirmuar edhe nga policia, sipas asaj që raporton “Reuters”, por numri mbetet ende mister. Të shtënat janë dëgjuar edhe në një video të publikuar në “Twitter” nga një dëshmitar. Një agresor ka qëlluar njerëzit e ndodhur në një kafene të qendrës tregtare, por edhe në një stacion metroje, sipas “BR24”, një prej mediave gjermane që citon dëshmitarë. “Një ose disa agresorë janë ende në arrati”, bën të ditur “Die Welt”, duke cituar policinë.

Personi që kishte hyrë në qendrën tregtare ka hapur zjarr pa dallim, duke plagosur edhe disa persona. Më pas, ai është larguar nga qendra tregtare dhe është drejtuar për në stacionin e metrosë. Policia gjermane, e cila po zhvillon një operacion masiv, ka paralajmëruar njerëzit të shmangin zonat përreth qendrës tregtare dhe të qëndrojnë brenda shtëpive. “Largohuni nga rrugët”, shkruan policia në “Twitter”.

Qendra tregtare është evakuuar thuajse tërësisht. Një prani e jashtëzakonshme policore shihet në vendngjarje dhe në qendër të Mynihut. Stafi i qendrës tregtare mbeten ende e bllokuar në ndërtesë, ndërsa një punonjës i saj ka thënë për “Reuters” se shumë njerëz janë futur nëpër magazina, raporton tch. Autoritetet gjermane të Transportit kanë bërë të ditur se kanë ndalur udhëtimet e disa autobusëve, trenave dhe tramvajeve. Sipas disa raportimeve të cituara nga “Die Welt”, të shtënat nisën në dyqanin “McDonald” të ndodhur në qendrën tregtare.

https://youtu.be/nHXligt2EBc

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Luftime të ashpra midis forcave afgane dhe militantëve talibanë/ Dhjetra viktima

Publikuar

-

Nga

Luftime të ashpra midis forcave afgane dhe militantëve talibanë/ Dhjetra viktima

Luftimet e ashpra midis forcave afgane dhe militantëve talibanë kanë lënë të paktën 20 trupa qeveritare të vdekur.

Incidentet vijnë derisa vazhdojnë bisedimet e paqes në përpjekje për t’i dhënë fund luftës 19-vjeçare.

Luftimet u zhvilluan pas sulmeve të militantëve në Provincën lindore Nangarhar. Zëdhënësi i guvernatorit të Nangarharit, Ataullah Khogyani, i tha agjencisë AFP se rreth 30 luftëtarë talibanë vdiqën në përleshje, megjithëse grupi militant nuk ka komentuar.

Ministri i Përkohshëm i Mbrojtjes, Asadullah Khalid tha më 17 shtator se ai shpresonte që bisedimet e paqes në Katar do të ishin të suksesshme, por paralajmëroi talibanët kundër përdorimit të forcës për të arritur qëllimet e tyre.



“Nëse armiku po mendon se ata mund të pushtojnë gjithçka me forcë, është një ëndërr, është një fantazi, është e pamundur dhe është çmenduri”, tha Khalid.

LEXO EDHE:  Ftohja e Gjermanisë: “Është e komplikuar“ me SHBA”

LEXO EDHE:  Merkel për çeljen e negociatave: Gjermania jep rekomandim pozitiv për Shqipërinë  

Bisedimet e paqes, pjesë e një marrëveshje të shkurtit midis talibanëve dhe Uashingtonit, filluan në Katar më 12 shtator, pas një mosmarrëveshje të gjatë mbi shkëmbimet e të burgosurve.

Qeveria afgane dhe aleatët e saj, duke përfshirë NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, po bëjnë thirrje që talibanët të bien dakord për një armëpushim për të ndihmuar në avancimin e asaj që pritet të jetë një proces i gjatë dhe i rëndë i negociatave për t’i dhënë fund konfliktit.

Talibanët nuk kanë rënë dakord për një armëpushim dhe kanë kryer sulme të përditshme ndaj forcave afgane të sigurisë./Rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Plotësisht dakord me Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Bashës për mandatin e kryeministrit/ Patozi: E kishte propozuar BD para një viti

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi bie dakord me propozimin e kreut të PD, Lulzim Basha për kufizimin e mandatit të kryeministrit.

Patozi thotë se Bindja Demokratike e ka paraqitur këtë propozim zyrtarisht rreth një vit më parë në korpusin e një pakete të plotë reformash të thella transformuese.



Sipas Patozit, e mira do të kishte qenë që kjo temë të ishte hapur para 30 korrikut, meqë ishin për t’u votuar ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave..

“Plotësisht dakord me propozimin e Lulzim Bashës për kufizimin e mandatit të kryeministrit. Si BINDJE DEMOKRATIKE e kemi paraqitur zyrtarisht rreth një vit më parë në korpusin e një pakete të plotë reformash të thella transformuese për të cilat, sipas nesh, ka nevojë Shqipëria.
Por nuk e pretendojmë fare copy right-in. Le ta marrë ai autorësinë, vetëm t’i qëndrojë deri në fund dhe të mos e lerë rrugës si shumë premtime të tjera në këto vite. Ose të paktën të bëjë aq sa ka në dorë, se ne e dimë që jo çdo dëshirë në këtë botë realizohet. E mira do të kishte qenë që kjo temë të ishte hapur para 30 korrikut, meqë ishin për t’u votuar ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave. Me atë rast, kishim testuar edhe vullnetin e Edi Ramës, se mbase e pranonte edhe ai. Por edhe po të ishte kundër, arritje do të konsiderohej, se do të tregohej diferenca mes dy kampeve. Gjithësesi të shohim sa do të jetojë dhe çfarë fati do të ketë kjo tezë reformatore, sepse kemi hyrë tashmë në fushatë, ku praktikisht lejohet që ta ulësh në tokë sa herë të duash Zotin”, shkruan Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimet kushtetuese/ ODIHR: Të gatshëm të adresojmë rekomandime

Publikuar

-

Nga

Ndryshimet kushtetuese/ ODIHR: Të gatshëm të adresojmë rekomandime

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, i ofroi opozitës kohë që të sjellin draftet për çështjen e koalicioneve parazgjedhore dhe të formulës së shpërndarjes së mandateve, ndërsa opozita, nga ana e saj ka kërkuar që çështja duhet të shkojë në ODIHR.

Zv/kryetari i PD, Edi Paloka, deklaroi sot në “Ilva Now” se marrëveshja e nënshkruar në 14 janar përfshin një nen që specifikon se kur çështjet nuk kanë zgjidhje, duhet të dërgohen në ODIHR. Elisa Spiropali, ministrja e PS për Marrëdhëniet me Parlamentin, u përgjigj duke thënë se ODIHR nuk mund të reagojë mbi të gjithë sistemin, por i duhet një draft specifik.

Për të hedhur më shumë dritë mbi rastin në fjalë, gazetari Ervin Koçi, i drejtoi një pyetje ODIHR nëse do të përfshihej në këtë çështje, duke ofruar një opinion mbi kërkesën e opozitës në lidhje me koalicionet parazgjedhore dhe hapjen e listave të kandidatëve.



Zëdhënësja e ODIHR, Katya Andrusz, u përgjigj për Euronews Albania duke thënë se ODIHR ka mbështetur punën e Komisionit Parlamentar dhe të Këshillit Politik përpara se të miratoheshin ndryshimet e Kodit Zgjedhor, dhe se janë të gatshëm të ofrojnë më shumë ndihmë në adresimin e rekomandimeve.

LEXO EDHE:  Zbulohet mashtrimi i Elvis Rroshit me dëshminë e penalitetit në Gjermani

LEXO EDHE:  Azilkërkuesit shqiptarë trajtohen më keq se ata sirianë dhe afganë në Gjermani

“Jemi gati të vazhdojmë ta mbështesim Këshillin sipas nevojës, dhe mirëpresim detaje të mëtejshme nga Këshilli në lidhje me synimet që kanë, dhe se si mund të ofrojmë ndihmë konkrete. Si gjithnjë, jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë me adresimin e rekomandimeve të ODIHR në lidhje me zgjedhjet”, tha zëdhënësja e ODIHR, Katya Andrusz.

LEXO TE PLOTE