LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Martesat gay/Aktivistja e LGBT përplaset me Mesila Dodën

22 Korrik 2016, 14:25, Aktualitet CNA

Pas fjalimit të djeshëm në Kuvend ku deputetja e PDIU, Mesila Doda u shpreh e kënaqur për shfuqizimin e ndryshimit kushtetues që i hapte rrugë martesave mes homoseksualëve, ka reaguar aktivistja e komunitetit LGBT, Xheni Karaj.

Sipas saj kjo nuk mund të cilësohet si një fitore, por turp dhe dështim për politikën. Më poshtë reagimi i plotë i aktivistes.

Një lajm i mirë për Mesila Dodën: U shfuqizuan ndryshimet kushtuese për martesat gay

?Ishim dëshmitarë se si sakrifikohen të drejtat e njeriut për një ?të mirë më të madhe?. Për aq kohe sa rrugëtimi drejt se mirës më të madhe do drejtohet nga ato palaco që kemi ne kuvend qe nuk kane asnje lidhje dhe ndjeshmëri ndaj së mirës, shoke përvishni mënget se kemi akoma shume pune për ti bërë mirë vete gjerat.

Mesila Doda me shokë, kjo nuk ishte fitore për ju por turp dhe dështim si politikane, do ta ndjeni në shpatulla me vone se historia nuk harron. Dhe as ne nuk do harrojme kur te jemi para kutise se votave. Gjithesesi Mesila me shokë, ju premtoj që do ju bej te kerceni naploni ne dasmen time pas 5 vitesh”. /citynews/

Lajmet e fundit nga