LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kujt ia dha veshin e prerë Van Gogu? Zbulohet pas 128 vitesh!

22 Korrik 2016, 15:27, Aktualitet CNA

Pas 128 viteve është zbuluar vajza e re së cilës piktori i famshëm impresionist holandez, Vincent Van Gogh i kishte dhënë veshin e prerë të tij.

Në një libër të ri rreth piktorit, që u botua javën e kaluar, u zbulua identiteti i vajzës së re, së cilës Van Gogu i kishte dhënë veshin e prerë.

Bëhet fjalë për Gabrielle Berlatier, një vajzë fermeri, sipas gazetës ?The Art Newspaper?.

Në vitin 1888, Gabrielle ishte 18 vjeçe.

Ajo punonte si pastruese në kafenenë ?Cafe de la Gare?, ku Van Gogh qëndroi për disa muaj.

Gazetarët kanë ndjekur shkrimet në libër dhe kanë arritur deri tek të dhënat nga instituti ?Pasteur? në Paris, ku kjo vajzë e re ishte shtrirë për kurim.

Lajmet e fundit nga