LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hasani: Sporti mund të ndikojë në njohjen e Kosovës nga Brazili

22 Korrik 2016, 07:16, Kosova & Bota CNA

Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka deklaruar se pjesëmarrja e Kosovës në Lojërat Olimpike ?Rio 2016? në Brazil, mund të bëjë që ky shtet të ndërrojë mendje për njohjen e Kosovës.

Ai ka thënë se pasaportat e anëtarëve të kryesisë së KOK-ut si dhe të sportistëve janë njohur nga ky shtet.

?Ministria e Jashtme e Brazilit ka njoftuar të gjitha ambasadat se ka njohur pasaportat e Kosovës dhe e gjithë bota do të na shikojë me kureshtje në ?Rio 2016??, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

?Në mënyrë direkte apo indirekte sporti mund të ndikojë në atë se a do ta njohë Brazili Kosovën apo jo?, ka shtuar ai./Koha

Lajmet e fundit nga