LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E hëna pushim, Berisha ironizon Ramën/ O lele o lala, pasi humba me reformen kam rënë në sevda!

22 Korrik 2016, 17:26, Aktualitet CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar vendimin e shefit të qeverisë, Edi Rama, i cili e shpalli ditën e hënë pushim për miratimin me sukses të Reformës në Drejtësi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan:

Edvin Kristaq Rama po bertet:

O lele o lala, pasi humba me reformen kam rene ne sevda!

Prandaj o milet nga qesja ime keni te gjiithe, te gjiithe ju dhe armiqte e mi, nje mexhidie, me falni, dite pushimi.

Olele o lala kete shperblim e keni nga une, vetem e vetem qe ta dini se une jam ne sevda te madhe per suksesin e fundit, qe duan te ma grabisin me mediat sociale, barbaret! Poshte opozita jone! Poshte portalet dhe mediat online!!

O le le o la la hani e pini, gezoni, festoni e beni ç’te doni o milet, por se humba une mos kujtoni! Jo, jo, jo drafti eshte i imi, te festojme, diten e hene e shpalla diten e reformes timeee. Te gjithe ne plazh, Gezuaar, Gezuaar!

Lajmet e fundit nga