LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtësia/Manjani: Gjyqtarët dhe prokurorët të vijojnë punën me korrektësi

22 Korrik 2016, 11:25, Aktualitet CNA

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka përshëndetur miratimin me konsensus të draftit të ndryshimeve Kushtetuese në kuadër të reformës në drejtësi, ndërsa thekson se tashmë është momenti të fillojmë diskutimin për  miratimin e ligjeve, në  zbatim të këtyre ndryshimeve.

Manjani vë theksin në ndërtimin e një kalendari veprimesh ekzekutive   për zhvillimin e sistemit të ri të projektuar në Kushtetutë.

?Në këtë periudhë tranzicioni i kërkoj trupës gjyqësore dhe prokurorisë të jenë të fokusuar nëushtrimin me korrektësi të përgjegjësisë së tyre publike. Deri në transferimin e përgjegjësisë tek institucionet e reja që parashikohen në ndryshimet kushtetuese, puna vazhdon normalisht dhe me përgjegjësi ligjore?, thekson Manjani. /citynews/

09:02 Aktualitet

Arrestohet doganieri

Policia e Beratit ka arrestuar një doganier pasi është dënua...

Lajmet e fundit nga