Dokumentet e CIA/ Marrja e pushtetit nga Enver Hoxha më klasike se grushti i shtetit në Çekosllovaki – CNA
Connect with us

Aktualitet

Dokumentet e CIA/ Marrja e pushtetit nga Enver Hoxha më klasike se grushti i shtetit në Çekosllovaki

Publikuar

-

CIA vijon të zbardhë dokumente të reja, kabllograme, raporte, dëshmi etj., mbi Shqipërinë e viteve 1949-1955. Një ndër dokumentet më të fundit të deklasifikuara nga CIA është dhe një raport i Andrew Keller, i cili flet posaçërisht për kreun e Partisë Komuniste të Shqipërisë, Enver Hoxha. Sipas tij, gjatë periudhës kur shqiptarët po përpiqeshin të përzinin fillimisht italianët e pas pushtuesit nazistë, Hoxha raportohet të kishte nisur manovrimin e fraksioneve jo-komuniste dhe atyre anti-komuniste, të luftonin për kauzën komuniste nën maskimin e nacionalizmit. Siç thotë dokumenti i CIA, Hoxha, krijoi Frontin Komunist Çlirimtar si një pikë bashkimi për shqiptarët që donin të çlironin vendin e tyre. Rivalët e Frontit Çlirimtar të Hoxhës ishin Balli Kombëtar, një organizatë vërtet nacionaliste me anëtarë të mbledhur nga të gjitha organizatat përveç atyre komuniste.

Si erdhi Enver Hoxha në krye  të PKSH

Kreu i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Enver Hoxha, është një prej liderëve të paktë të vendeve satelite të BRSS që nuk është arsimuar në Moskë, por ky fakt nuk po paraqet probleme të veçanta për Kremlinin. Në 25 vjetët e fundit, ai ka qenë një ndjekës i zellshëm i politikave të Moskës, pa ndonjë përjashtim të rëndësishëm. Pika ku Hoxha dhe ndjekësit e tij ndryshojnë nga kolegët e tyre të BRSS është fakti që sovjetikët po kërkojnë të riafrohen me Marshallin jugosllav Tito. Në vitin 1948, kur Cominform (organi tashmë i shpërbërë i Zyrës së Informacionit të Vendeve Komuniste) sulmoi stilin nacionalist të komunizmit të Titos, Hoxha ishte prej të parëve që mbështeti denoncimin. Sipas vetë fjalëve të Titos, Hoxha u bë “brenda natës, armiku më fatal i popullit shqiptar”. Një numër anëtarësh të lartë të partisë, duke përfshirë dhe ministrin e Brendshëm dhe zëvendës-kryeministrin Koçi Xoxe, u eliminuan me akuza se ishin titoistë. Hoxha pranoi vetë se rreth 12 000 anëtarë të partisë u përjashtuan ose kishin dezertuar drejt Jugosllavisë prej kësaj përçarjeje. Teksa mbetet ende armiqësor me Titon, Hoxha sot po detyrohet të ruajë linjën politike të Moskës dhe të vendosë marrëdhënie miqësore me Jugosllavinë, dhe për këtë çështje besohet se është shumë i shqetësuar. Por Hoxha po turpërohet kohët e fundit edhe për një çështje tjetër të Bashkimit Sovjetik, atë të uljes së detyrë të marshallit Georgi Zhukov. Kur marshalli vizitoi Shqipërinë në tetor 1957, Hoxha u gëzua shumë për vizitën e një personaliteti kaq të lartë sovjetik, dhe e lartësoi në maksimum. Më 27 tetor, një ditë pas përjashtimit të Zhurkov nga kryesia e Partisë Komuniste Sovjetike, gazetat shqiptare ende mbanin lavdet e Hoxhës për marshallin, sepse Kremlini nuk e kishte vrarë mendjen të njoftonte Shqipërinë për largimin e shpejtë të Zhukovit. Hoxha ka qenë themelues i Partisë Komuniste të Shqipërisë në vitin 1941, dhe menjëherë nisi planet për vendosjen e regjimit komunist në vend. Aq e plotë ishte marrja e pushtetit nga Hoxha në Shqipëri sa është përkufizuar si ndoshta më klasike edhe sa grushti i shtetit në Çekoslovaki. Gjatë periudhës kur shqiptarët po përpiqeshin të përzinin fillimisht italianët e pas pushtuesit nazistë, Hoxha raportohet të kishte nisur manovrimin e fraksioneve jo-komuniste dhe atyre anti-komuniste, të luftonin për kauzën komuniste nën maskimin e nacionalizmit. Ai krijoi Frontin Komunist Çlirimtar si një pikë bashkimi për shqiptarët që donin të çlironin vendin e tyre. Rivalët e Frontit Çlirimtar të Hoxhës ishin Balli Kombëtar, një organizatë vërtet nacionaliste me anëtarë të mbledhur nga të gjitha organizatat përveç atyre komuniste. Dhe vërtet, grupi i Hoxhës ishte i dyshimtë prej fillimit, por në shumë rezoluta e deklarata i ka mohuar idetë e tij komuniste. Në shtator 1943, komiteti qendror i partisë komuniste ka lëshuar këto direktiva sekrete për anëtarët e saj: Duhet të punojmë pa u lodhur për të diskredituar Ballin Kombëtar para popullit, të largojmë popullin prej tij dhe ta afrojmë te ne, ta prezantojmë atë si përçarës dhe nxitës të luftës mes shqiptarëve, duke e bërë të duket se i gjithë populli do të revoltohet prej tij, në mënyrë që përgjegjësia historike për përçarjen e popullit shqiptar të bjerë mbi Ballin Kombëtar”. Një prej mjeteve të përsosura nga Hoxha për diskreditimin e Ballit Kombëtar ishte vendosja e fajit ndaj tyre, për çdo fshat të djegur nga nazistët. Një tjetër mënyrë ishte portretizimi i Ballit Kombëtar si fashistë të paguar nga italianët. Balli Kombëtar nuk arriti t’i bënte ballë fushatës së Hoxhës, dhe pas shpërbërjes së tij, Hoxha e kthehu vëmendjen te ushtria. Subversioni në ushtri drejtohej me anë të mesazheve të Shpatit (pseudonimit të Hoxhës gjatë luftës). Në një prej tyre të vitit 1943, ai shkruante: “Të bëhet kujdes se ushtria duhet të jetë e gjitha e bashkuar rreth partisë. Kohët e fundit kemi vërejtur në disa batalione një mungesë të influencës së Partisë. Kjo duhet të riparohet menjëherë, duke u fokusuar të kontrolli ndaj organizatave të partisë. Njësi të partisë duhet të formohen brenda batalioneve, dhe me anë të konferencave të bëhen kurse për ruajtjen nën drejtim të anëtarëve të partisë”. Në tetor 1944, pas tërheqjes së forcave naziste nga Shqipëria, Fronti Nacional Çlirimtar i Hoxhës, me besim në aftësinë e tij për kapjen dhe mbajtjen e pushtetit, e shpalli veten Qeveria Demokratike e Shqipërisë. Hoxha u emërua kryeministër, por më pas postin ia la Mehmet Shehut, një tjetër anëtari të zellshëm të partisë. Kontrolli komunist mbi Shqipërinë ka bërë që populli shqiptar tashmë të besojë se e gjithë bota e lirë ka plane djallëzore kundër këtij vendi të vogël. Atyre u thuhet se Moska është qendra e gravitetit të Shqipërisë dhe të rinjtë shqiptarë shikojnë nga Moska për iluminim kulturor dhe ideologjik. Megjithë rënien që ka pësuar në shumë vende, ish-diktatori Stalin ende konsiderohet si hero për shqiptarët. Portrete e statuja të tij ka kudo, dhe vetëm Hoxha ka më shumë se ai.

31 tetor 1951, raporti informacioni mbi Shqipërinë, ndryshimet në qeveri

Ndryshimet e mëposhtme janë bërë për qeverinë e Shqipërisë: Iliaz Reka është emëruar zëvendës-kryeministër, Mehmet Shehu, ministër i Brendshëm është zëvendësuar nga Josif Pashko. Ministër Drejtësie është emëruar Dilaver Kalasi, kurse Gogo Nushi është emëruar zëvendës-kryeministër i dytë dhe president i bashkimeve profesionale. Informatori ynë ka dëgjuar se ndryshimet e mësipërme janë bërë me sugjerimin e sovjetikëve dhe se personat e liruar nga detyra besohet se ishin nacionalistë apo titoistë. Koloneli Tefik Hoxha, komunist, është zhdukur. Hoxha ka thënë se duhet të ngrihen standardet e jetesës së popullit në mënyrë që propaganda e huaj të humbasë influencën. Baba Garini, lider i muslimanëve bektashinj, është zhdukur. Garini predikonte devotshmëri ndaj fesë dhe ndaj traditave shqiptare. Josef Papamihali, kreu katolik në Korçë është torturuar e më pas ekzekutuar nga Hito Hitoja. Në mesin e gushtit 1951, Hasan Dosti, kreu i Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë i ka dërguar një kabllogram Enver Hoxhës për t’i thënë se ishin mbledhur sasi të mëdha ushqimesh e veshjesh dhe ishin gati për t’i dërguar në Shqipëri për shpërndarje. Dosti deklaron se shpërndarja e tyre duhet të bëhet nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ose nga një komision i Kombeve të Bashkuara. Përmbajtja e kabllogramit i transmetua nga stacionet tona klandestine, radio në zonat jugore të Shqipërisë. Komiteti ka shpërndarë broshura ku thuhet se Bashkimi Sovjetik dhe Hoxha nuk e pranuan ofertën bujare të shqiptarëve që jetojnë në Amerikë dhe të popullit amerikan për të ndihmuar popullin shqiptar. Pas shpërndarjes së broshurave, Hoxha u detyrua të pranonte se kishte marrë telegramin nga Dosti, dhe deklaroi se oferta ishte e papranueshme pasi “tradhtari Dosti” i cili e krijoi si ide, ishte një vegël e amerikanëve luftënxitës e kapitalistë, ashtu siç ishin edhe Kryqi i Kuq dhe Kombet e Bashkuara. Misioni i vërtetë i Kryqit të Kuq dhe i Kombeve të Bashkuara, sipas Hoxhës, është spiunazhi. Hoxha shtonte se është e ditur për popullin shqiptar se falë ndihmës së Bashkimit Sovjetik dhe të vendeve të tjera të demokracive popullore, populli nuk po vuan.

Më poshtë kemi një listë të kampeve të përqendrimit në Shqipëri:

Kampi i Burrelit ka rreth 3600 të burgosur

Kampi i Bedinit, pranë Shkumbin, ka rreth 1700 të burgosur

Kampi i Vloçishtit pranë Korçës ka rreth 1200 të burgosur

Kampi i Maliqit ka rreth ka rreth 2300 të burgosur

Kampi i Tepelenës ka rreth 1050 të burgosur

Kampi i Pjanës ka rreth 800 të burgosur

Besohet se ka rreth 15 000 deri në 20 000 të burgosur në të gjithë kampet e përqendrimit të Shqipërisë, ku të burgosurit marrin rreth 500 gramë bukë, një pjatë supë perimesh dhe pesë gramë vaj ulliri në ditë. Ata nuk hanë mish. Të burgosurit duhet të zgjohen rreth orës 3 të mëngjesit për të nisur punën në projekte të ndryshe në afërsi të kampit.

Plani operacional për Shqipërinë 1954

Shqipëria është vendi më i vogël satelit i Bashkimit Sovjetik dhe një pikë e izoluar e komunizmit, me rëndësi shumë të vogël ushtarake, përveç një kërcënimi të pallogaritshëm në kufirin jugosllav, apo në formën e një baze për të rindezur luftën civile greke. Në disa kushte të caktuara ndërkombëtare, ajo mund të shërbejë si një pretekst për konsolidimin e hegjemonisë komuniste në formën e bashkimit të mundshëm të kufirit me Bullgarinë përgjatë juglindjes së Jugosllavisë. Marrja e informacioneve pozitive për çështjet politike, ekonomike e ushtarake mbi Shqipërinë, ruajtja dhe përforcimi i shpresës së çlirimit të popullit shqiptar dhe nxitja e dëshirës për rezistencë ndaj komunizmit. Dëmtimi i strukturave politike, ekonomike e ushtarake në Shqipëri; krijim i mjeteve dhe i terrenit për një ndarje të mundshme të Shqipërisë nga blloku sovjetik.

Përmbledhje e inteligjencës mbi Shqipërinë:

Shqipëria është një shtet tipik policor me struktura të forta sigurie. Deri në vitin 1953, popullata frikësohej aq shumë sa nuk mbështeste individët apo grupet klandestine, por më vonë u dallua një ndryshim pasi pas vitit 1953 grupet i infiltruara nisën të merrnin ndihmë të konsiderueshme nga popullata, veçanërisht në rajonet malore veriore. Ndryshimi besohet të ketë ardhur prej faktit të përmirësimit të inteligjencës dhe rritjes së kalibrit të përgatitjes së operacioneve. Ushtria e vendit nuk mund të konsiderohet një element besnik i regjimit, por policia sekrete (Sigurimi) me rreth 10 000 anëtarët është një armë e fortë dhe besnike e diktaturës. Me anë të grupeve të infiltruara dhe burimeve të tjera, është arritur një mbulim i përgjithshëm i objektivave të inteligjencës në Shqipëri. Me anë të fushatave të përqendruara të transmetimeve klandestine radio dhe broshurave të lëshuara nga ajri kemi krijuar një atmosferë më të mirë ku agjentët tanë të veprojnë. Gjatë vitit 1953 kemi kryer rreth 20 infiltrime dhe 75 kontakte radio me agjentët. Kemi lëshuar çdo muaj tekste propagande, ashtu si dhe furnizime për agjentët në terren.

Aftësitë aktuale operacionale 

Gjatë tre viteve të fundit, rreth 1200 liderë me rreth 12 000 ndjekës raportohen të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë me agjentët tanë, nëse u jepen materialet dhe drejtimi i duhur. Ky numër mund të duket i lartë, por duket se ka ende potencial për grupe të tjera rezistence që mund të aktivizohen në momentin e duhur. Grupe operative kanë raportuar prej vitit 1952 për rekrutimin e 31 liderëve me rreth 600 ndjekës nën komandë, dhe tentativa po bëhen për ruajtjen e entuziazmit të rezistencës, pa e nxituar atë në veprime që mund të jenë të parakohshme. Veprime po kryhen për krijimin e bazave të sigurta për mbështetjen e operacioneve kundër Shqipërisë. Është krijuar një bazë stërvitjeje dhe një bazë për transmetime propagande, këto të fundit të monitoruara për forcën e sinjalit dhe për monitorime të stacionit shtetëror shqiptar.

Raporti i kërkuar mbi Nexhmije Hoxhën

Anëtare e komitetit qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Zonja Hoxha është një prej grave më me influencë në regjimin aktual në Shqipëri dhe aktiviste e vjetër e partisë që prej themelimit të saj në vitin 1941. Ajo ka qenë aktive në punën klandestine gjatë viteve të luftës dhe që prej vitit 1944 ka punuar për organizimin masiv të punës. Ajo është aktualisht zëvendës-kryetare e Sindikatës së Grave të Shqipërisë, e Kryqit të Kuq të Shqipërisë, dhe e Shoqërisë së Miqësisë Shqiptaro-Sovjetike. Megjithëse statusi i saj është një reflektim i pozitës së të shoqit, Enver Hoxha, zonja Hoxha ka një karakter të sajin dhe është njohur për punën dhe aftësitë organizative. E lindur Nexhmije Xhunglini në 1921 në Dibër, ajo është bijë myslimanësh të klasës së mesme. Kreu shkollën fillore në Dibër dhe të mesmen normale në Tiranë me një bursë shtetërore. Ende pa mbaruar shkollën në Tiranë u angazhua në aktivitetet revolucionare kundër regjimit të mbretit Zog dhe më vonë kundër pushtimit fashist të Shqipërisë. Pasi mbaroi shkollën në 1941, ajo u detyrua të bëhej klandestine për arsye të aktiviteteve të saj pro-komuniste. Më vonë, ajo u dënua në mungesë me 12 vjet burgim nga forcat italiane. Gjatë viteve të luftës, zonja Hoxha ishte aktive në punën organizative dhe me të rinjtë. Ajo iu bashkua të rinjve komunistë dhe ishte përgjegjëse për mobilizimin e grave në orientimin pro-komunist. Ajo ka marrë pjesë në shumë takime komuniste gjatë viteve të luftës, duke përfshirë konferencën e Labinotit në 1943, apo në Këshillin Nacional-Çlirimtar, i cili më vonë i shtypi të gjitha fraksionet anti-komuniste duke vendosur diktaturën në Shqipëri. Pas luftës, zonja Hoxha u bë gjithnjë e më aktive në organizatat e Partisë Komuniste, dhe në 1945  u zgjodh presidente e grupit të sapoformuar të Sindikatës së Grave. Gjatë dekadës së fundit, ajo ka qenë një propagandiste e regjimit diktatorial, një detyrë që lidhet me punën e saj në Komitetin e Agjitacionit e Propagandës, me të cilin emri i saj është lidhur që prej vitit 1952. Por cilado që të jetë detyra e saj ajo është gjithnjë në radhë të parë të takimeve kulturore, arsimore, feministe, duke shërbyer ose si folëse kryesore ose si anëtare e presidiumit. Kohët e fundit ajo ka qenë një folëse e ashpër kundër revizionizmit të Titos dhe Krushovit. Në vitin 1954 u raportua se megjithëse politikat e saj arrogante nuk pëlqeheshin nga drejtues të lartë të partisë, ata respektonin aftësitë e aktivizimit e organizmit. Ka pasur sinjalizime xhelozie mes zonjës Hoxha dhe liderëve të tjera femra të Shqipërisë si Fiqirete Shehu, Vito Kapo, Eleni Terezi, të cilat sipas lajmeve kanë zili për pozitën e saj. Megjithëse zonja Hoxha udhëton shpesh si përfaqësuese e grupeve të grave shqiptare, kohët e fundit, ajo ka bërë vetëm një udhëtim jashtë Evropës Lindore, atë të majit 1957 kur një delegacion parlamentar i Shqipërisë vizitoi Kinën. Ajo është martuar me Enver Hoxhën prej 1945 dhe kanë bashkë të paktën tre fëmijë, zonja Hoxha raportohet të dijë të flasë frëngjisht, italisht, turqisht e pak anglisht.Nga Andrew Keller

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Do të rrijë vetëm me mua”/ Stine flet për herë të parë për vajzën

Publikuar

-

Stine është një nga këngëtarët më të dashur të publikut shqiptar. Repertori i tij muzikor është i pasur me këngë që ndër vite janë hit edhe në ditët e sotme.

I ftuar në BE Coffee Stine ka folur për marrëdhënien me vajzën e tij si dhe ish-partneren. I pyetur nëse merret me pjesën e ushqyerjes së vajzës  ai përgjigjet se:

“Kur jam unë në shtëpi ajo do të rrijë vetëm me mua, të ushqehet vetëm nga unë, të vishet vetëm nga unë dhe ti bëj detyrat vetëm me mua.”

Ndërkohë nuk ka kaluar pa u përmendur edhe marrëdhënia me ish-partneren e tij, mamanë e vajzës.

Pyetja: A do të bësh ndonjë këngë për ish-partneren tënde?

Stine: Jo akoma. Por pse jo. Është një moment që e kam përjetuar dikur normalisht duhet me u shkarku diku, e ku ka më mirë se në këngë.

Ndër të tjera ai ka folur dhe për marrëdhënien që ka me Roza Latin pasi le të kujtojmë që kanë qenë bashkë për shumë vite.

Pyetja: Ke bërë shumë rikthime me Rozën në Dance With me nëpër intervista si është marrëdhënia juaj. A mërzitesh që Roza ka shumë followersa?

Stine: Ka qenë më e mirë kur s’ka qenë me followersa. Gëzojmë respekt për njëri-tjetrin  dhe jemi miq shumë të mirë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ish-ylli i Skënderbeut e bën sefte/ Fiton trofeun e parë të madh

Publikuar

-

U largua nga Skënderbeu në verë, për t’iu bashkuar skuadrës azere të Gabalës, por Sabien Lilaj nuk e ka humbur lidhjen me titujt e fituar, pasi sot ekipi i tij ia doli të ngrejë lart Kupën e Azerbajxhanit.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare ndoqi nga tribuna ndeshjen finale mes Gabalës dhe Sumqyitit, pasi ishte i pezulluar, ndërsa shokët e tij arritën të fitojnë me rezultatin minimal 1-0.

Ky është trofeu i parë në Azerbajxhan me Gabalan për Lilajn, i 12-ti në total për mesfushorin korçar, i cili numëron 6 tituj kampion në Shqipëri, 5 me Skënderbeun dhe 1 me Tiranën, si dhe 2 Kupa (nga 1 me Tiranën dhe Skënderbeun) si dhe 3 Superkupa (1 me Tiranën dhe 2 me Skënderbeun).

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I mjaftojnë 137 sekonda/ Bisha amerikane mbron titullin kampion (video)

Publikuar

-

Dy minuta dhe 17 sekonda! Kaq i mjaftuan boksierit amerikan, Deontay Wilder, për të mbrojtur për herë të 9-të titullin e peshave të rënda në WBC.

33 vjeçari zhvilloi një duel fantastik, teksa në sekondat e fundit të raundit të parë lëshoi “knock-out” rivalin e tij, Dominic Breazeale.

I mbështetur edhe nga tifozët e shumtë që kishin tejmbushur shkallët e pallatit të sportit në Brooklyn në New York, Wilder tronditi me një goditje fatale Breazeale. Ky i fundit u tërhoq menjëherë nga gara duke i dhënë të drejtë festimi Wilder.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Aktualitet14:34 - 18 Maj, 2019

Zyrtarit serb i ndalohet hyrja në Kosovë

Zyrtari serb, Marko Gjuriçi, edhe pse ka paralajmëraur më herët se do të vizitonte Kosovën në kuadër të zgjedhjes së kryetarëve...

Aktualitet12:57 - 18 Maj, 2019

Videoja që skandalizoi Austrinë/ Zëvendëskancelari jep dorëheqjen

Pas skandalit me publikimin e videos, zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Kancelari Sebastian Kurz e pranoi dorëheqjen...

Aktualitet10:24 - 18 Maj, 2019

Shkëmbimi i territoreve/ Ish-deputeti tregon se çfarë ka premtuar Vuçiç

Ish-deputeti i PS-së, Tritan Shehu ka shkruar sot lidhur me aspiratën serbe për shkëmbim territoresh. Sipas Shehut, bashkëautorët e shkëmbimit...

trump thirrje kosoves dhe serbise trump thirrje kosoves dhe serbise
Aktualitet08:58 - 18 Maj, 2019

Dëbimi i emigrantëve të rinj/ Gjykata Federale e Apelit “rrëzon” Trumpin

Sipas një vendimi të Gjykatës Federale të Apelit, administrata Trump ka vepruar në mënyrë “arbitrare dhe kapriçioze”, kur kërkoi që...

Aktualitet10:48 - 17 Maj, 2019

Ndryshimi i ligjeve të imigracionit/ Trump, i thotë jo Lotarisë Amerikane

Presidenti amerikan Donald Trump paraqiti të enjten planin e tij për reformimin e sistemit të imigracionit, duke thënë se do...

Aktualitet08:31 - 17 Maj, 2019

Fushata e shtrenjtë elektorale e zgjedhjeve europiane në Itali

Zhurma elektorale mund të kushtojë shumë. Pak para zgjedhjeve europiane është duke e provuar Italia: Zëvendëskryeministri Salvini gjëmon kundër rregullave...

Aktualitet08:18 - 17 Maj, 2019

Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen

Nga AZGAN HAKLAJ – president i Unionit Artistik te Kombit Shqiptar Festivali që përflaki shpirtin e Kombit Tonë. Ky festival...

Aktualitet20:18 - 16 Maj, 2019

Sulmoi policinë në protestën e 11 majit/ Arrestohet një tjetër protestues

Policia ka arrestuar sot një tjetër protestues, pas shqyrtimit të pamjeve filmike nga protesta e 11 majit. Sipas njoftimi të...

Aktualitet19:42 - 16 Maj, 2019

Prokuroria në Kosovë fillon hetimet për përdhunimet nga forcat serbe

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, tha të Enjten se ka filluar hetimet rreth një fotografie të publikuar nga deputetja Flora...

Aktualitet19:38 - 16 Maj, 2019

Eliminon lotarinë amerikane/ Plani Trump kufizon imigracionin masiv

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë të enjten propozimin e shumëpritur për imigracionin, një plan që ka si synim...

Aktualitet17:56 - 16 Maj, 2019

Reshjet e shiut/ Përmbytje në Fier, rrezikohen dhe banesat

Mungesa e pastrimit të kanaleve kulluese ka bërë që të përmbyten 15 hektarë tokë bujqësorë në Fier. Ngjarja raportohet në...

Aktualitet17:11 - 16 Maj, 2019

OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona të kryeqytetit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit. Sipas njoftimit,...

Aktualitet18:40 - 15 Maj, 2019

Thaçi: Berlini as nuk hapi e as nuk mbylli ndonjë ide për marrëveshjen me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën se takimi i Berlinit që u mbajt më 29 prill me nismën...

nderprerja e energjise nderprerja e energjise
Aktualitet18:15 - 15 Maj, 2019

Punimet në rrjet/ Tirana 8 orë pa energji elektrike

OSHEE ka njoftuar se me 17 maj disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike. Ndërprerja e  energjisë...

Aktualitet17:27 - 15 Maj, 2019

Korça Folkfest Ballkan/ Dy netë në qytetin e kulturës

Në qytetin e Korçës, i cili ndryshe quhet edhe “Parisi i vogël”, do të mbahet edicioni i parë i “Korça...

Aktualitet13:40 - 15 Maj, 2019

Kur do të hiqen vizat për kosovarët? 

Ndërkohë që kryeministri i Kosovës, Haradinaj shprehet optimist për mundësinë e liberalizimit të vizave me Kosovën në Bruksel askush nuk...

Aktualitet20:34 - 14 Maj, 2019

Telekomi i Kosovës në prag të falimentimit

Në Kosovë parlamenti të martën debatoi me tone të ashpra në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, për...

Aktualitet20:28 - 14 Maj, 2019

SHBA: Qeveria të mos emërojë individë të pakualifikuar në poste të larta në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur thellësisht të shqetësuara nga, siç thuhet, “veprimi i qeverisë së Kosovës për emërimin...

Aktualitet18:44 - 13 Maj, 2019

Aktpadi ndaj 20 kompanive farmaceutike/ Akuzohen për rritje artificiale të çmimit të ilaçeve

“Kemi prova të forta që tregojnë se industria farmaceutike është përfshirë në mashtrime me vlerë prej disa miliarda dollarësh në...

Aktualitet17:08 - 13 Maj, 2019

Bomba molotov në protestë/ Ministria e Brendshme paralajmëron Opozitën

Sot pritet të mbahet protesta e opozitës, ndërkohë që Ministria e Brendshme ka paralajmëruar organiziatorët për distancim nga aktet kriminale....

Trending

Read previous post:
Greqi, deklarata e ambasadorit turk shqetëson Athinën

Intervista e ambasadorit turk në Athinë mbrëmjen e së martës në lidhje me dorëzimin apo jo të 8 ushtarakëve turq...

Close