LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha informon deputetët për negociatat/Topi në fushën e Ramës

21 Korrik 2016, 13:24, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka informuar Grupin Parlamentar mbi negociatat që u zhvilluan me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Burime zyrtare nga mbledhja e grupit, theksojnë se Basha është shprehur se tashmë negociatat po vijojnë mes Ambasadorëve dhe Kryeministrit në lidhje me KLP dhe KLGJ, ku diplomatët kanë propozuar një formulë të re.

Duket se PD pret dakordësinë e mazhorancës në lidhje me propozimin e ri të Ambasadorëve, ndërsa porosia që i është dhënë deputetëve demokratë ishte që të ishin në gadishmëri për të qenë të pranishëm, në varësi të zhvillimeve politike, në seancën parlamentare. /citynews/

Lajmet e fundit nga