LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasadorët në Kuvend/Qytetarë dhe shoqëria civile në protestë për Drejtësinë

21 Korrik 2016, 09:02, Aktualitet CNA

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian dhe ai i SHBA-së, Donald Lu, ndodhen në mjediset e Parlamentit shqiptar, ku pritet të nisë seanca parlamentare që do të vendosë nëse do të miratohet apo jo drafti i ndryshimeve Kushtetuese në kuadër të reformës në drejtësi.

Në të njëjtën kohë, në Kryesinë e Kuvendit, po zhvillohen negociatat për implementimin e propozimit më të fundit të bërë nga Komisioneri Johannes Hahn, i cili i dha zgjidhje ngërçit të krijuar mbi çështjen e reformës në Drejtësi.

Mundësitë që Kuvendi të miratojë reformës janë dy, ose me konsensus të plotë, pra që 140 deputetë të votojnë pro draftit, ose në mungesë të konsensusit të garantohen 94 votat e nevojshme për të miratuar reformës sipas variatit të bazuar në Kushtetutë.

Në anën tjetër, prej orës 10:00 në mjediset e jashtë Kuvendit disa dhejtra qytetarë me pankarta në duar protestojnë pro reformës në drejtësi. Qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur për ti bërë thirrje të gjithë deputetëve që të miratojnë sot reformën në drejtësi, si një prej reformave më të rëndësishme.

Një përfaqësi e shoqërisë civile ka kërkuar që të jete e pranishme ne sallën e sotme të seancës plenare. /citynews/

Lajmet e fundit nga