LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Votat në Kuvend/Edi Rama, takime brenda dhe jashtë grupit parlamentar

20 Korrik 2016, 11:40, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh është angazhuar në takime me deputetë brenda dhe jashtë grupit parlamentar socialist, në funksion të maksimalizimit të votave pro draftit hibrid për reformën në drejtësi. Rama veç takimeve me deputetët socialist, pjesë e Grupit Parlamentar, mësohet se ka pasur kontakte direkte apo me ndërmjetës, të ligjvënësve të tjerë.

Burimet zyrtare nga Qeveria theksojnë se kryesisht takimet kanë synuar deputetë të partive të vogla parlamentare, të cilët me votat pro reformës, në rast të mos arritjes së konsensusit mes palëve, do të bëjnë të mundur miratimin e draftit.

Pjesë e këtyre takimeve kanë qenë edhe deputetë të qejfmbetur apo të larguar nga Grupi Parlamentar, të cilët kanë dhënë garanci se do të miratojnë draftin e reformës në drejtësi.

Takimet e Ramës me ligjvënës të veçantë janë zhvilluar në të njëjtën kohë me ato të ndërmarra nga Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili ka preferuar të takojë disa nga ligjvënësit demokratë, për t?I kërkuar mbështetje individuale të tyre në lidhje me reformën.  /citynews/

Lajmet e fundit nga