Connect with Us

Nga Kastriot Myftaraj/ Erdogan është me origjinë shqiptare

Aktualitet

Nga Kastriot Myftaraj/ Erdogan është me origjinë shqiptare

Publikuar

-

Erdogani, ashtu si Ataturku dikur, nuk ka parapëlqyer të flasë për origjinën e familjes së tij. Duke qenë se në Turqi nuk gjenden rrënjët e familjes së tij, pati spekulime se Erdogani është me origjinë gjeorgjiane, madje armene. Në vitin 2003, kur Erdogan u bë kryeministër, ai e gjeti të arsyeshme t’ i mohonte këto hipoteza, por pa dhënë shpjegime të detajuara për origjinën e familjes së tij, duke u mjaftuar të thotë në mënyrë të papërcaktuar se ai është turk. Por Turqia është një vend ku ka një traditë të fortë fisnore dhe turqit autoktonë, e ruajnë vetëdijen e rrënjve të tyre, si prejardhje fisnore, si vendlindje familjare (krahinë e madje fshat, apo lagje qyteti). Edhe Erdogan sigurisht që e njeh origjinën e tij, por ka arsyet e tij për të mos e treguar atë. Erdogan me shumë mundësi është shqiptar.
Për këtë kam një informatë nga një njeri shumë serioz, një shkencëtar, i cili nuk ka asnjë arsye për të gënjyer, dhe të dhënat e të cilit gjithsesi mund të shërbejnë si premisë për kërkime të mëtejshme. Disa vite më parë, duke pirë kafe me profesor Osman Krajën, ish-rektor i Universitetit Shtetëror të Tiranës në vitet ’80 dhe ish-ambasador më vonë, ai më tregoi një histori familjare shumë interesante. Familja e profesorit kishte emigruar në Stamboll për shkaqe ekonomike në kohën e Perandorisë Osmane. Ashtu siç e tregon dhe mbiemri i profesorit, familja e tij është me origjinë nga Kraja, një krahinë e populluar me shqiptarë në jugperëndim të Liqenit të Shkodrës, dhe që gjendet në Malin e Zi të sotëm. Sot banorët e të nëntë fshatrave të Krajës janë deklaruar të gjithë shqiptarë në censuset e mbajtur në Mal të Zi.
Profesor Osman Kraja ka lindur në 1930 në Stamboll. Në atë kohë babai i tij, Ibrahimi dhe babai i Rexhep Taip Erdoganit, Ahmeti ishin moshatarë, dhe me shumë gjasë edhe kushërinj. Ahmet Erdogan zyrtarisht ka lindur në 1905 dhe ka vdekur në 1988. Ibrahimi dhe Ahmeti kishin miqësi dhe me sa duket ndihmonin dhe njëri-tjetrin në ato kohë të vështira, si shqiptarë nga e njëjta krahinë që ishin të dy.
Në vitet ’30 të shekullit të kaluar ekonomia e Turqisë u prek rëndë nga kriza ekonomike botërore, e njohur si Rënia e Madhe. Shumë tregtarë të vegjël falimentuan e kështu ndodhi edhe me Ibrahimin dhe Ahmetin. Ky i fundit ishte shitës simitesh, një tregti që më pas e ka ushtruar edhe vetë Rexhepi.
Shumë shqiptarë të Turqisë u kthyen në Shqipëri për shkak të krizës ekonomike. Ndër ta ishte dhe familja e profesor Osman Krajës. Ndoshta kështu do të kishte bërë edhe Ahmeti me familjen e tij, nëse nuk do të kishte gjetur befas një punë në Rojen Bregdetare në Turqinë verlindore. Kështu, Ahmed Erdogan u largua nga Stambolli me familjen dhe u vendos atje. Në kohën kur lindi Rexhepi familja ishte rikthyer në Stamboll.
Mbiemri “Erdogan” nuk duhet ta na gabojë, ashtu që të kërkojmë njerëz me këtë mbiemër në fshatrat e Krajës. Deri në vitin 1934 banorët e Turqisë nuk kishin mbiemra. Në vitin 1934 Ataturku nxorri një ligj që i detyronte turqit të kishin mbiemra. Me këtë rast familja e Ahmetit ka marrë mbiemrin “Erdogan”. Fjala “Erdogan” në turqisht do të thotë “njeri trim si skifteri (falconi)”. Në shumë raste mbiemrat i vendosnin nëpunësit e zyrës së gjendjes civile, ose ndonjë zyrtar mbështetjen e të cilit e kishte personi. Me shumë gjasë, Ahmeti e ka marrë mbiemrin “Erdogan” kur shkoi të kërkonte punë në Erzurum (provinca Rize). Rojet bregdetare duhet të luftonin me kontrabandiëstët dhe ata duhet të ishin trima si skifterë. Prandaj dikush që do ta ndihmonte Ahmetin të hynte në Rojën Bregdetare si sugjeroi këtë mbiemër si kredencial. Kështu familja mori mbiemrin që më pas do të bëhej i famshëm.
Nëse e shikon me vëmendje Rexhep Taip Erdoganin nga pikëpamja antropologjike, ai ka tiparet e njeriut të zonës së Krajës. Erdogani është shtatlartë, i bardhë në fytyrë, ndryshe nga ç’ krijohet përshtypja kur e sheh në televizor ku të krijon përshtypjen e një njeriu disi zeshkan. Në aspektin kraniologjik (forma e kafkës) Erdogan nuk ngjan aspak me llojin e turkut të Anadollit. Erdogan të ngjan çuditërisht shumë me tipin e shqiptarit të Shqipërisë Veriperëndimore, ashtu siç na shfaqet në pikturat dhe gravurat e piktorëve të huaj, të shekullit XIX.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Nusja rreh vjehrrin dhe e bën për spital/ Pranga 40 vjeçares në Lezhë

Publikuar

-

Nga

Nusja rreh vjehrrin dhe e bën për spital/ Pranga 40 vjeçares në Lezhë

Një 40-vjeçare nga Lezha me iniciale Gj.B është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të saj.

Sipas policisë 40-vjeçarja është arrestuar pasi i ka shkaktuar dëme fizike 70-vjeçarit me iniciale Z.P.



Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot MYFTARAJ/Lexim pushimesh: një tragjikomedi shqiptare

LEXO EDHE:  Partia e Erdoganit humb në Ankara, ndoshta edhe në Stamboll

“Specialistët për Hetimin  dhe Parandalim e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases V.P.,40 vjeçe,banuese në fshatin Krajen, Lezhë. Arrestimi i saj u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime vjehrrit të saj shtetasit Z.P.,70 vjeç”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Klodian Tomorri bën për ujë të ftohtë Veliajn/ Ku e kopjove sistemin e Rrugës së Durrësit?

Publikuar

-

Nga

Klodian Tomorri bën për ujë të ftohtë Veliajn/ Ku e kopjove sistemin e Rrugës së Durrësit?

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër ndaj Bashkisë së Tiranës për rrugën e Durrësit që është në proces rikonstruktimi.

Tomorri sulmon bashkinë për sistemin e rrugës, pasi thotë se kanë caktuar 8 metra korsi biçikletash dhe 2 metra korsi makinash.

Me tone të ashpra ai i kërkon llogari Bashkisë së Tiranës se ku e ka kopjuar këtë model dhe në çfarë studimi është bazuar për vendimarrjen.

Gazetari thekson se në një nga rrugët më kryesore të kryeqytetit lihet një hapësirë e madhe për biçikletat dhe lihen pa korsi ambulancat dhe zjarrfikëset.

“Këta shpikësit e Bashkisë së Tiranës ku e kanë kopjuar këtë sistemin e Rrugës së Durrësit, që arteria kryesore e kryeqytetit ka 8 metra korsi biçikletash dhe 2 metra korsi makinash? Ku? Në çfarë vendi? Apo e kanë shpikur këta?



Meqë e kanë gati justifikimin dhe thonë duam të inkurajojmë biçikletat dhe shëndetin e popullsisë, të na tregojnë pak se mbi çfarë studimi e kanë bazuar vendimarrjen. Cilat janë objektivat e kësaj politike? Sa do të rritet jetëgjatësia e popullsisë, sa do të ulen shpenzimet për sistemin shëndetësor? Sa vdekje do të parandalohen në një vit nga biçikletat e rrugës së Durrësit? Apo ngrihen nga gjumi në mëngjes dhe u teket të mbyllin një rrugë se u duket zgjuarsi, ndërkohë që shkatërrojnë jetët e 1 milionë njerëzve.

LEXO EDHE:  Shqipëria duhet të konfiskojë të gjitha pasuritë greke në vend

LEXO EDHE:  Nga Kastriot MYFTARAJ/Lexim pushimesh: një tragjikomedi shqiptare

Se janë dhe totalisht të pacipë, kur justifikohen që po marrin modelet e qytetit të Seviljas në Spanjë, apo Amsterdamit në Hollandë. Por modelet e tyre i kopjojnë vetëm për biçikletat, jo për parqet as për ndërtesat. Për pjesën urbanistike kanë marrë modelin e Singaporit. Gjej rripa toke dhe ngri përbindesha deri në qiell.

Tre pallate të reja po ndërtohen nga ish-pasticeri Flora deri tek kryqëzimi i Prokurorisë. Rrugën e Durrësit e bllokuan për biçikletat, kurse Mine Pezën e kanë bërë shtegun që do shfryjë gjithë trafikun e Tiranës.

Mirë për makinat nuk lënë rrugë, po për ambulancat! E ka llogaritur njeri që si pasojë e ngushtimit të rrugëve, në çdo cep të Tiranës mund të vdesin njerëz, për shkak se nuk do të marrin dot shërbimin shëndetësor në kohë? Po zjarrfikëset si do i fusni me këto rrugë nëpër zgeqet ku keni ndërtuar pallatet shumëkatëshe? Kaqola”, shkruan Tomorri në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Serbia shpall Hezbollahun organizatë terroriste/ SHBA përshëndet vendimin

Publikuar

-

Nga

Serbia shpall Hezbollahun organizatë terroriste/ SHBA përshëndet vendimin

SHBA përshëndetën synimin e Serbisë për ta shpallur Hezbollahun organizatë terroriste.

Në një deklaratë, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se njoftimi i Serbisë është një tjetër hap i rëndësishëm që kufizon aftësinë e këtij grupi terrorist të mbështetur nga Irani për të vepruar në Evropë.

Ai tha se njoftimi është “pjesë e angazhimeve historike që Presidenti Trump siguroi rreth një game të gjerë çështjesh për normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës, së bashku me hapat që po ndërmarrin të dyja vendet për të ndihmuar në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.”



Në deklaratë thuhet: “Nuk ka dyshim se dominotë po bien njëra pas tjetrës në operacionet evropiane të Hezbollahut, ku ai ka vazhduar të komplotojë sulme terroriste, të sigurojë teknologji ushtarake dhe të mbledhë fonde tepër të nevojshme. Veprimet e fundit nga ana e Gjermanisë dhe Lituanisë kundër Hezbollahut pasojnë ato të ndërmarra vitin e kaluar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova.”

LEXO EDHE:  Nga Kastriot MYFTARAJ/Skandali i parkingut nëntokësor në Sheshin “Skënderbej”, në afërsi të rrezikshme me ndërtesën e Bankës së Shqipërisë

LEXO EDHE:  Erdogan kërcënon Gjermaninë me "kryengritje"

Shtetet e Bashkuara, thuhet në deklaratë, vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve evropiane që ta ndalojnë Hezbollahun në tërësinë e tij dhe të njohin realitetin se kjo është një organizate terroriste në rrënjën dhe degët e saj, pa asnjë dallim midis të ashtuquajturve krah “ushtarak” dhe “politik”./ VOA

LEXO TE PLOTE